TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Aplikoni online për të marrë Çertifikatën e Rezidencës Tatimore

“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, ka shtuar këtë shërbim të ri online për tatimpaguesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.

Postim i plotë në faqen zyrtare të DPT.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online