Gjobë 50 mijë lekë për punëdhënësit që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve

Këshilli i Ministrave ka vendosur të gjobisë punëdhënësit që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve të tyre me një shumë prej 50 mijë lekësh.

Kjo masë administrative sanksionohet në disa ndryshime dhe shtesa në AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR.

“Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet e gjobituara mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit pranë administratës tatimore, duke paraqitur në rrugë elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.”, thuhet në të.

Nga paketa e dytë financiare janë parashikuar të përfitojnë 176 mijë persona, ku rreth 100 mijë i përkasin biznesit të vogël dhe pjesa tjetër nga subjektet e mëdha që kanë larguar punonjësit nga skema e sigurimeve deri në 10 prill si dhe në turizëm. Deri në fillim të majit, kur janë publikuar të dhënat e fundit nga tatimet, aplikimet ishin bërë për rreth 100 mijë persona.

Burimi: Monitor.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.