TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kontributet për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore për nxënësit, studentët, si dhe të punësuarit me kontratë punë më pak se 87 orë/muaj

Lidhur me zbatimin e dispozitave të Ligjit nr. 920,datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,“Për procedurat tatimore tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar për kategoritë:

Nxënësit e shkollave të mesme apo profesionale dhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore të kryer tek subjektet të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik, si dhe të punësuarit me kontratë pune që zgjat më pak se 87 orë në muaj:

Është i detyrueshëm deklarimi i tyre të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës në zbatim të nenit 119 të Ligjit nr. 9920,datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Llogaritja e kontributeve të detyrueshme

Përsa i takon llogaritjes së kontributeve të detyrueshme, bazuar në Vendimin nr. 77, datë 28.01.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar për këto kategori:

  • Për nxënësit e shkollave, të mesme apo profesionale dhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore, kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale të jetë 0.3% e pagës bruto minimale.

Kontributet paguhen nga subjekti ku kryhet praktika dhe për aq kohë sa është përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet tij dhe institucionit përgjegjës ose nga institucioni përgjegjës.

  • Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të jetë:
  • për sigurimet shoqërore, 23.3% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 13.9% dhe pjesa e të punësuarit 9.4%, por jo më pak se paga minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore;
  • për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale e përcaktuar në vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor.

Kujdes!
Paga minimale për efekt të llogaritjes së kontibuteve të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 40,000
lekë/muaj.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online