Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të kujtojë se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.
Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :
- Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
- Të ardhurat bruto nga dividenti
- Të ardhurat bruto nga qiraja
- Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
- Të ardhura bruto nga interesat bankare
- Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
- Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
- Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
- Fitimi kapitali nga dhurimi.
- Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
- Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
- Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është 0%
- Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë – 130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30 000 lekë
- Për shumën e pagave mujore nga 130,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 130,000 lekë
| KUJDES! Deklarata për të ardhurat e përfituara në vitin 2018, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2019. |

