“
Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Të ardhurat e tatueshme
Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
- të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,
- të ardhurat nga pjesëmarrjet,
- të ardhurat nga interesat,
- të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme,etj.
- të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me,
- shpenzimet e njohura.
- Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
- Shpenzime të panjohura janë ato që përcaktohen në nenin 13, të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
- të lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin.
- Për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
- Dokumente të tjera të miratuar në akte të tjera ligjore apo nënligjore, (p.sh. biletat e transportit të udhëtarëve, dëftesë tatimore).
- faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së.
- faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
- librin e shitjeve, ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë;
- librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë tatimore, me TVSH, me faturë të thjeshtë tatimore;
- libri i shpenzimeve dhe të ardhurave;
- librin e aktiveve të biznesit.
- brenda datës 20 Prill pagesa e këstit I;
- brenda datës 20 Korrik pagesa e këstit II;
- brenda datës 20 Tetor pagesa e këstit III;
- brenda datës 20 Dhjetor pagesa e këstit IV.
- Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është i detyruar që deri më 10 Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
- Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.