Manual për standardizimin e ofrimit të shërbimeve publike në sportele

Një nga prioritetet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ofrimi i shërbimeve cilësore, në kohë të shkurtër dhe me kosto sa më të ulët për tatimpaguesit. Këtij qëllimi i shërben edhe miratimi i VKM-së nr. 624. dt. 26.10 2018, “Miratimi i manualit të standardizimit e ngritjes dhe funksionimit të sporteleve të shërbimit publik”. Qëllimi i hartimit të këtij manuali është përcaktimi i rregullave të ofrimit të shërbimeve publike, në mënyrë që përfituesit t’i sigurohet aksesi dhe trajtimi i njëtrajtshëm, pavarësisht institucionit përgjegjës për ofrimin e tij. Manuali përcakton standarde unifikuese për ngritjen dhe funksionimin e sportelit të shërbimit, pavarësisht formës së organizimit ( sportel shërbimi, sportel i dedikuar apo pikë shërbimi me një ndalesë, etj.). Gjithashtu në të përcaktohen edhe standardet e infrastrukturës fizike, sistemet e teknologjisë së informacionit, mënyra e raportimit, matja e performancës, si dhe rritja e kapaciteteve njerëzore. Synimi i qeverisë, por edhe i Administratës Tatimore është reduktimi i pengesave administrative, ofrimi i shërbimeve në mënyrë të shpejtë, efikase, transparente, cilësore sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga ato përgjegjëse për shërbimin, si dhe zhvillimi i standardeve të kujdesit ndaj qytetarëve. Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të informuar dhe edukuar të gjithë tatimpaguesit me profesionalizëm dhe përkushtim.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR