Njoftim për mënyrën e përdorimit të portalit e-Albania

NJOFTIM

Për të gjithë qytetarët dhe bizneset, identifikimi në llogarinë tuaj në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredencialeve tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin), dhe kodin 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim) që do të dërgohet në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.

Qytetarët dhe bizneset të cilët në llogarinë në portal kanë deklaruar numër të huaj telefoni, kodin 6 shifror do ta marrin me email në adresën e regjistruar në llogarinë e tyre.


Nëse nuk mund të aksesoni llogarinë tuaj në portal dhe nuk posedoni më numrin e telefonit dhe adresën email të regjistruar në llogari, kontaktoni në [email protected] duke vendosur si subjekt të emailit tuaj “Ndihmë për aksesimin e llogarisë“.


Burimi: e-Albania.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR