TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni J – Informacioni dhe komunikacioni

Ky seksion përfshin prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit dhe produkteve kulturore, vënien në dispo- zicion të mjeteve që lejojnë transmetimin ose shpërndarjen e këtyre produkteve, si edhe aktivitete të lidhura me teknologjine informatike ose të informacionit dhe komunikacionit, shërbime të trajtimit të të dhënave dhe shërbime të tjera të informacionit.

Komponentët kryesorë të këtij seksioni janë aktivitete të publikimit (ndarja 58) përfshirë programe publikimi, fotografi me lëvizje dhe aktivitete të rregjistrimit të zërit (ndarja 59), rrjete radio dhe televizioni dhe aktivitete programimi (ndarja 60), aktivitete të telekomunikacionit (ndarja 61), teknologji informacioni (ndarja 62) dhe shërbime të tjera informacioni (ndarja 63).

Publikimi përfshin blerjen e të drejtës së përmbajtjes (produkte informacioni) dhe vendosja e kësaj përm- bajtjeje për publikun në përgjithësi duke organizuar riprodhimin dhe shpërndarjen e kësaj përmbajtje në forma të ndryshme.

Gjithashtu në këtë seksion përfshihen të gjitha format e mundshme të publikimit (në shtyp, në formën ele- ktronike ose audio, në internet, si produkt multimedial në formën e CD-ROOM, në libra reference etj.), aktiv- itete lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e programimit të hapësirave Tv, grupet 59, 60, 61, duke reflektuar stadet e ndryshme në këtë proçes.

Në këtë seksion përfshihen edhe komponentë individualë, si filma, serialë televizivë, etj. që janë prodhuar nga aktivitetet e grupit 59, krijimi i një programi të plotë të një kanali, nga komponentë të prodhuar në grupin 59 ose të tjerë komoponentë (si programimi live) që përfshihen në grupin 60. Grupi 60 gjithashtu përfshin trans- metimin e këtij programi nga prodhuesi. Shpërndarja e programit të plotë televiziv nga të tretë, p.sh pa ndonjë ndryshim të përmbajtjes, përfshihet në grupin 61. Kjo shpërndarje në grupin 61 mund të bëhet me transmetim, me sistem satelitor ose kabllor.

58           Aktivitete të botimtarisë

Kjo ndarje përfshin botimin e librave, broshurave, fletëpalosjeve, fjalorëve, enciklopedive, atlaseve, hartave dhe grafikëve, publikimin e gazetave, periodikëve, revistave; listat e adresave postare dhe publikime të tjera si edhe software-ve.

Botimi përfshin blerjen e të drejtës së përmbajtjes (produkte informimi) dhe vendosjen e kësaj përmbajtje të mundshme ndaj publikut në përgjithësi, duke u marrë me riprodhimin dhe shpërndarjen e kësaj përmbajtje në forma të ndryshme. Të gjitha format e mundshme të botimit (në shtyp, në formën elektronike ose audio, në internet, si produkt i multimedias në formën e CD-ROOM, në libra reference etj.) gjithashtu përfshihen në këtë seksion, me përjashtim të edicioneve të filmave.

Kjo ndarje nuk përfshin publikimin e filmave, shiritave video dhe filmave në DVD ose forma të ngjashme (grupi 59) dhe prodhimin e kopjeve kryesore për regjistrimin e materialit audio (seksioni 59). Gjithashtu nuk përfshi- het shtypshkrimi (shih 18.11,18.12) dhe riprodhimi masiv i mediave të regjistruara (shih 18.20).

58.1        Botimi i librave, periodikëve dhe aktivitete të tjera publikimi

Ky grup përfshin aktivitetin e botimit të librave, gazetave, revistave, dhe periodikëve të tjerë, listave të adresave postare dhe produkte të tjera si fotografi, filma, gravura, kartolina, tabela oraresh, formularë, postera dhe ripro- dhimi i punimeve të artit. Këto produkte karakterizohen nga kërkesa për krijimtari intelektuale në zhvillimin e tyre dhe zakonisht janë të mbrojtura me të drejtë autori (copyright)

58.11          Botimi i librave

Kjo klasë përfshin aktivitetet e botimit të librave në formë të shtypshkrimit, elektronike (CD, dispozitivë ele- ktronike etj.), forma audio ose në internet.

Kjo klasë përfshin:

  • botimin e librave, broshurave, fletëpalosjeve dhe botime të ngjashme, përfshirë fjalorët dhe enciklopeditë.
  • botimin e atlaseve, hartave dhe skicave
  • botimin e librave audio
    • botimi i enciklopedive etj. në CD-ROOM

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e globeve, shih 32.99
  • botimin e materialit të publicitetit, shih 58.19
  • botimin e fletëve të muzikës dhe librave, shih 59.20
  • aktivitetin e autorëve të pavarur, shih 74.90, 90.03
58.12          Botimi i listave të adresave postare

Kjo klasë përfshin botimin e listave të informacionit ose fakteve që janë të mbrojtur në formën e tyre, por jo në përmbajtjen e tyre. Këto lista mund të botohen në formë shtypshkrimi ose elektronike.

Kjo klasë përfshin:

  • botimin e listave të adresave postare
    • botiminn e librave telefonik
    • botimin
  • 58.12          Botimi i gazetave

Kjo klasë përfshin aktivitetet e botimit të gazetave, përfshirë gazeta publiciteti. Ky informacion mund të botohet në shtyp ose formë elektronike, përfshirë internetin.

  • Botimi i revistave dhe periodikëve

Kjo klasë përfshin aktivitetet e botimit të periodikëve dhe revistave të tjera. Ky informacion mund të botohet në shtyp ose formë elektronike, përfshirë internetin.

Këtu përfshihet edhe botimi i programeve radio televizive.

58.19    Aktivitete të tjera botimi
Kjo klasë përfshin:
  • botimin e:
    • katalogëve
    • fotografive, gravurave dhe kartëpostaleve
    • kartolinave të urimit
    • formularëve
    • posterave, riprodhimeve të punimeve artistike
    • materialeve publiciteti
    • shtypshkrimeve të tjera

Kjo klasë nuk përfshin:

  • botimin e gazetave publicitare, shih 58.13

58.2      Publikimi i programeve

58.21    Publikimi i lojrave kompjuterike

Kjo klasë përfshin:

– publikimi i lojrave kompjuterike për të gjitha programet

58.29    Publikimi i programeve të tjera

Kjo klasë përfshin:

  • publikimin e programeve të gatshëm (jo me porosi):
    • sisteme operativë
    • aplikime biznesi dhe të tjera

Kjo klasë nuk përfshin:

  • riprodhimin e programeve, shih 18.20
  • tregtinë me pakicë të programeve jo me porosi, shih 47.41
  • prodhimin e programeve të pashoqëruar me publikim, shih 62.01

59           Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës

Kjo ndarje përfshin prodhimin e filmave teatralë ose jo teatralë si në formë filmi, shirit video ose disqe për pro- jektim të drejtpërdrejtë në teatro ose për transmetim në television, aktivitete mbështetëse si nxjerrja e filmave, prerja, dublimi, etj.; shpërndarja e filmave dhe prodhimeve të tjera filmike në degë të tjera të ekonomisë, si edhe filma ose projektime të tjera të prodhimeve filmike. Gjithashtu përfshihet blerja dhe shitja e filmave ose të drejta te prodhimeve filmike të tjera.

Kjo ndarje gjithashtu përfshin aktivitetet e regjistrimit zanor p.sh. prodhimin regjistrimeve zanore origjinale, përhapjen e tyre, promovimin dhe shpërndarjen e tyre, publikimi i muzikës si edhe aktivitete shërbimi të regjistrimeve zanore në një studio ose vend tjetër.

59.1        Filma, video dhe aktivitete të programeve televizivë

Ky grup përfshin prodhimin e filmave teatralë ose jo teatralë si në formë filmi, shirit video DVD ose media të tjera, përfshirë shpërndarjen digitale, për projektim direkt në teatro ose për transmetim në television, aktivitete mbështetëse si p.sh nxjerrja e filmit, prerja, dublimi etj. Shpërndarja e filmave ose prodhimeve të tjera filmike (shirita video, DVD, etj.) në degë të tjera të ekonomisë, si edhe projektimi i tyre. Gjithashtu përfshihet edhe blerja dhe shitja e të të drejtave të shpërndarjes së filmave dhe e çdo lloj tjetër produkti të ngjashëm.

59.11          Filma, video dhe aktivitete të prodhimit të programeve televizivë.

Kjo klasë përfshin prodhimin e filmave, videove, programeve televizivë, ose reklamave tregtarë televizive

Kjo klasë përfshin gjithashtu prodhimin e programeve televizivë dhe reklamave tregtare televizive të bëra jo nëpërmjet lehtësirave transmetuese dhe aktivitetet e librarive të stokimit të metrazhit filmik etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dublikimin e filmit (përveç riprodhimit të filmave për shpërndarjen teatrale), si edhe riprodhimin nga master kopje e CD dhe DVD, shih 18.20
  • tregtinë me shumicë e shiritave video te regjistruar, CD, DVD, shih 46.43
  • tregtinë me shumicë e shiritave të paregjistruar, CD, shih 46.52
  • tregtinë me pakicë e shiritave video, CD, DVD, shih 47.63
  • aktivitetet e pas prodhimit, shih 59.12
  • regjistrimin e zërit dhe rregjistrimi i librave në shirit, shih 59.20
  • transmetimet televisive, shih 60.2
  • prodhimin e një programi komplet televizivë, shih 60.2
  • zhvillimin e filmave të destinuar jo për industrinë e prodhimit të filmave, shih 74.20
  • aktivitetet e agjentëve ose agjensive personale teatrale, shih 74.90
  • dhënien me qira e shiritave video, DVD publikut në përgjithësi, shih 77.22
  • shërbimin e titrave në kohë reale (p.sh. simultane) të televizionit në aktivitetet live ose mbledhje e konferenca, shih 82.99
  • aktivitetet e aktorëve për llogari të vet, karikaturistëve, drejtorëve, skenaristëve dhe specialistëve teknikë, shih 90.0
59.12          Post-produksioni i filmave kinematografikë, të videove dhe programeve televizivë

Kjo klasë përfshin aktivitete si post-produksionit si nxjerrja, film/shirit transmetim, titrimi, nëntitrimi, kreditë, diçitura, grafikë të prodhuar nga kompjuteri, efekte animacioni dhe speciale, zhvillimi dhe përpunimi i prodhimit të filmave, aktivitete të laboratorëve të filmave, aktivitete të laboratorëve të posaçëm për filma me animacion.

Kjo klasë përfshin gjithashtu:

  • aktivitetet e kinematikës

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dublikimin e filmave, (përveç riprodhimit të filmave për shpërndarje teatrale) si edhe të shiritave video dhe audio, riprodhim CD ose DVD nga master kopjet, shih 18.20
    • shitjen me shumicë të shiritave video të regjistruar, CD, DVD, shih 46.43
    • shitjen me shumicë të shiritave të paregjistruar, CD, shih 46.52
    • shitjen me pakicë të shiritave video, CD, DVD, shih 47.63
    • zhvillimin e filmave të destinuar jo për industrinë e prodhimit të filmave, shih 74.20
    • dhënien me qira të shiritave video, DVD publikut në përgjithësi , shih 77.22
    • aktivitetet e aktorëve për llogari të vet, karikaturistëve, drejtorëve, skenaristëve dhe specialistëve teknikë, shih 90.0
59.13          Aktivitete të shpërndarjes së filmave, videove dhe programeve televizivë

Kjo klasë përfshin shpërndarjen e filmave, shiritave video, DVD dhe prodhime të ngjashme të filmave, tea- trove, rrjeteve dhe stacioneve televizive dhe ekspozuesve. Gjithashtu përfshihet blerja e shiritave video dhe DVD dhe e drejta e shpërndarjes.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dublikimin e filmave si audio dhe video, riprodhimi i CD dhe DVD nga master kopjet, shih 18.20
59.14           Aktivitete të projeksionit të filmave

Kjo klasë përfshin aktivitetin e projektimit të filmave dhe të videove në kinema, jashtë ose në struktura të tjera projeksioni.

Kjo klasë gjithashtu përfshin aktivitetet e kino-klubeve.

59.2      Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës

59.20    Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës

Kjo klasë përfshin aktivitetet e prodhimit të master regjistrimeve origjinale të zërit, si shirita, CD, publikimin, promovimin dhe shpërndarjen e regjistrimeve të zërit ndaj tregtarëve me shumicë, tregtarëve me pakicë ose drejtpërdrejt publikut. Këto aktivitete mund të integrohen ose jo me prodhimin e master regjistrimeve në të njëjtën njësi. Nëse jo, njësia ekzistuese duhet të sigurojë të drejtën e riprodhimit dhe shpërndarjen të master regjistrimeve. Kjo klasë përfshin gjithashtu shërbime të regjistrimit të zërit në një studio ose gjetkë, përfshirë dhe prodhimin e programimit radio (jo të drejtpërdrejtë).

Kjo klasë përfshin gjithshtu aktivitetet e publikimit të muzikës, p.sh. blerjen dhe regjistrimin e të drejtave të au- torit për kompozimet muzikore, promovimin, autorizimin dhe përdorimin e këtyre kompozimeve në regjistrime, radio, television, filma, shfaqje të drejpërdrejta, shtypshkrimi dhe media të tjera.

Këtu përfshihet edhe publikimi i librave të muzikës e partiturat

60           Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes

Kjo ndarje përfshin aktivitetet që konsistojnë në krijimin e përmbajtjes ose blerjes të së drejtës për shpërndar- jen e programit dhe transmetimin e tij, si radio, television dhe programet e të dhënave, lajme, biseda, programe argëtuese dhe të ngjashëm. Gjthashtu përfshihet transmetimi i të dhënave të integruara me transmetimin ra- dio ose TV. Transmetimi mund të kryhet duke përdorur teknologji të ndryshme, ajrore, satelitore, rrjeti kabllor ose internet. Kjo ndarje përfshin gjithashtu prodhimin e programeve që janë të kufizuara në natyrë (format i kufizuar, si lajmet, sportet, programe arsimore, programe rinie) në bazë pagese ose jo, ndaj të tretëve, për transmetimin në publik.

Kjo ndarje nuk përfshin shpërndarjen e kabllove dhe programime të tjera të abonuara (shih ndarjen 61).

60.1        Transmetimi i programeve radiofonike

60.10    Transmetimi i programeve radiofonike

Kjo klasë përfshin aktivitetin e transmetimit të sinjaleve audio nëpërmjët studiove të transmetimit radiofonik dhe lehtësirave për transmetimin e programeve të dëgjimit në publik, ndaj anëtarëve ose abonetëve. Këtu gjithashtu përfshihen aktivitetet e rrjetit radiofonik, p.sh mbledhja dhe transmetimi i programeve të dëgjimit ndaj abonentëve me rrjete ajrore, kabëll ose satelit.

Kjo klasë gjithashtu përfshin transmetimin e aktiviteteve të radios me internet (internet radio stacione), trans- metimi i të dhënave integruar me transmetimin radiofonik.

Kjo klasë nuk përfshin:

– prodhimin e programeve radiofonike në shirita, shih klasën 59.20

60.2      Aktivitete të programacionit dhe transmetimit televiziv

60.20    Aktivitete të programacionit dhe transmetimit televiziv

Kjo klasë përfshin krijimin e një programi të plotë televiziv me programe të blera (p.sh. filma, dokumentarë etj.), programe të prodhuara vetë (p.sh. lajme lokale, njoftime, live) ose një kombinim i tyre.

Ky program i plotë televiziv mundet të transmetohet nga njësia prodhuese ose të prodhohet për transmetim nga një shpërndarës i tretë, si kompani kabllore ose televizionë satelitorë.

Programet mund të jenë të një natyre të përgjithshme ose të specializuar (format i kufizuar, si lajmet, sportet, arsimore, programe rinie).

Kjo klasë përfshin programet e realizuara për tu shpërndarë pa pagesë përdoruesve si dhe programet që janë të vlefshme me pagesë për abonentët apo kanaleve televizivë.

Gjithashtu përfshihet transmetimi i integruar me transmetimin televiziv.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e elementëve të programeve televizivë (filma, dokumentarë biseda televizive, etj) jo të lidhura me transmetimin, shih klasën 59.11
  • tërësinë e një pakete kanalesh dhe shpërndarja e saj, pa programacion, shih ndarjen 61

61           Telekomunikacioni

Kjo ndarje përfshin shërbimet e telekomunikacionit dhe të lidhura me to si transmetimi i zërit, të dhënave, tek- stit, tingullit dhe video. Lehtësirat e transmetimit që kryejnë këto aktivitete mund të bazohen në një teknologji të vetme ose teknologji të kombinuar. Njëllojshmëria e aktiviteteve klasifikuar në këtë ndarje është transmetimi i përmbajtjes, pa përfshirë në të krijimin. Detajimi i kësaj ndarje bazohet në llojin e infrastrukturës që vepron. Në rastin e transmetimit të sinjaleve televizive kjo mund të përfshijë ndërtimin e kanaleve të plotë televizivë (prodhuar në ndarjen 60) në programimin e paketës për shpërndarje.

61.1        Aktivitete të telekomunikacioneve (wired)

61.10    Aktivitete të telekomunikacioneve (wired)

Kjo klasë përfshin aktivitetet e veprimit, mirëmbajtjes, ose dhënies akses të lehtësirave për transmetimin e zërit, të dhënave, tekstit, tingullit dhe video duke përdorur një infrastrukturë telekomunikacioni me tel. Le- htësirat e transmetimit që kryejnë këto aktivitete, mundet të bazohen në një teknologji të vetme ose në një teknologji të kombinuar. Në mënyrë më specifike këto aktivitete përfshijnë: 1) ofrimin dhe mirëmbajtjen e lehtë- sirave hapje dhe transmetimi për të siguruar pikë më pikë komunikimin tokësor, mikrovalë, ose kombinimin e lidhjeve tokësore dhe satelitore, 2) sistemet e shpërndarjes kabllore dhe 3) kryerja e komunikacionit telegrafik dhe jo-zanor duke përdorur lehtësirat e veta. Gjithashtu përfshihet edhe blerja e kapacitetit të rrjetit nga pron- arët dhe operatorët e rrjetit dhe sigurimi i shërbimeve të telekomunikacionit me tel duke përdorur këtë kapacitet ndaj ndërmarrjeve dhe familjeve.

Kjo klasë përfshin gjithashtu furnizimin me internet akses nga operatori i një infrastrukture me tel. Kjo klasë nuk përfshin:

– rishitësit e telekomunikacioneve, shih 61.90

61.2      Aktivitete të telekomunikacionit pa tel (wireless)

61.20    Aktivitete të telekomunikacionit pa tel (wireless)

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e veprimit, mirëmbajtjes, ose dhënies akses të lehtësirave për transmetimin e zërit, të dhënave, tekstit, tingullit dhe video duke përdorur një infrastrukturë telekomunikacioni pa tel.
  • shërbimet e telefonisë celulare dhe rrjete të tjera të komunikacionit pa tel

Këto lehtësira sigurojnë transmetim të gjithanshëm në rrugë ajrore dhe mund të bazohet në një teknologji ose në një kombinim teknologjish.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • blerjen e aksesit në kapacitetin e rrjetit nga pronarët dhe operatorët e rrjetit dhe sigurimi i shërbimeve të telekomunikacionit pa tel (përveç satelitit) duke përdorur këtë kapacitet ndaj ndër marrjeve dhe familjeve.
  • furnizimin me internet, akses nga operatori i një infrastrukture pa tel

Kjo klasë nuk përfshin:

  • rishitësit e telekomunikacioneve, shih 61.90

61.3      Telekomunikacioni me satelit

61.30    Telekomunikacioni me satelit

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e veprimit, mirëmbajtjes, ose dhënies akses të lehtësirave për transmetimin e zërit, të dhënave, tekstit, tingullit dhe video duke përdorur një infrastrukturë telekomunikacioni satelitor.
  • shpërndarjen e programeve vizuale, zanore ose të shkruara, të programeve të marrë nga rrjetet kabllore, stacionet televizivë lokalë, rrjetet radio për konsumatorët nëpërmjet sistemeve satelitorë drejtpërdrejt në shtëpi. Njësitë e klasifikuara këtu zakonisht nuk krijojnë programe.

Kjo klasë përfshin gjithashtu:

  • aktivitetet e aksesit në internet nga operatori i infrastrukturës satelitore.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • rishitësit e telekomunikacioneve, shih 61.90

61.9      Aktivitete të tjera të telekomunikacionit

61.90    Aktivitete të tjera të telekomunikacionit

Kjo klasë përfshin:

  • sigurimin e aplikimeve të specializuara të telekomunikacionit, si gjurmuesit satelitor, komunikacione telemetrike dhe operatorët e stacioneve radar;
  • aktivitetin e terminaleve të stacioneve satelitorë dhe instalime lidhëse që lidhen me një ose më shumë sisteme komunikimi tokësorë dhe të aftë të sigurojnë telekomunikacionin me sistemet satelitore.
  • sigurimin e aksesit në internet midis klientit dhe ISP nga ndërmjetës jo pronar, ose të kontrolluara nga ISP, si p.sh. dial-up internet access etj.
  • sigurimin e aksesit në internet dhe telefonisë për publikun e gjerë;
  • sigurimin e shërbimeve të telekomunikacionit me lidhjet ekzistuese të telekomunikacionit:
    • sigurimi VOIP (Voice Over Internet Protocol)
  • rishitës telekomunikacioni (p.sh. blerja dhe rishitja e kapacitetit të rrjetit pa siguruar shërbime shtesë).

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetin e internet access nga operatorët e infrastrukturës së telekomunikacionit, shih 61.10, 61.20, 61.30

62           Shërbime të teknologjisë së informacionit

Kjo ndarje përfshin aktivitetet e mëposhtme për sigurimin e ekspertizës në fushën e teknologjive të informa- cionit: programme për shkrim, modifikim, testim dhe mbështetës të sistemeve të planifikimit të hartimit që in- tegrojnë hardware kompiuterike, teknologji të programeve dhe të komunikacionit on-site organizim dhe punën e klientëve të sistemeve kompiuterike dhe /ose lehtësira të përpunimit të të dhënave dhe aktivitete të tjera të lidhura profesionalisht dhe teknikisht me kompjuterat.

62.0      Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike

  • Aktivitete të programimit informatik

Kjo klasë përfshin programet e shkrimit, modifikimit, testimit dhe atyre mbështetëse për të plotësuar kërkesat e çdo klienti.

Kjo klasë përfshin:

  • strukturat e konceptimit të përmbajtjes dhe/ose shkrimi i kodeve informatike të nevojshme për të krijuar e zbatuar:
    • software e sistemit (përfshirë zbatimin dhe korigjimin)
    • aplikacionet e software (përfshirë zbatimin dhe korigjimin)
    • bazat e të dhënave
    • faqet web
  • adaptimin e software, psh modifikimi dhe konfigurimi i një aplikacioni ekzistues për tu bërë funksional në mjedisin informatik të klientit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • publikimin e paketë software, shih 58.29
    • përkthimin ose përshtatjen e software të padoptuar për një treg të veçantë për llogari të vet, shih 58.29
    • planifikimin dhe konceptimin e sistemeve kompjuterikë që integrojnë hardware të kompjuterave, software dhe teknologji komunikacioni, megjithëse sigurimi i programeve mund të jetë pjesë e integruar, shih 62.02
62.02     Aktivitete të këshillimeve informatike

Kjo klasë përfshin planifikimin dhe konceptimi e sistemeve kompjuterike që integrojnë hardware kompjuteri, software dhe teknologji komunikimi. Këto shërbime mund të përfshijnë trajnime për përdoruesit.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen e hardware ose software, shih 46.51, 47.41
    • instalimin e sistemeve të mëdha dhe ordinatorëve të ngjashëm, shih 33.20
    • instalimin (konfigurimi) e kompjuterave personale, shih 62.09
    • instalimin e software, rikuperim i problemeve informatike, shih 62.09
62.03     Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike

Kjo klasë përfshin shërbimin e sigurimit të menaxhimit të sistemeve informatike dhe /ose trajtimi i të dhënave të klientëve, si edhe shërbime të asistencës të lidhura me to

62.09    Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit

Kjo klasë përfshin aktivitete në fushën informatike dhe të teknologjisë së informacionit të pa klasifikuar në vend tjetër, të tilla si:

  • rikuperimin e problemeve informatike
  • instalimin (konfigurimi) e kompjuterave personale
  • instalimin e software

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instalimi i sistemeve të mëdha dhe ordinatorëve të ngjashëm, shih 33.20
  • programimet informatike, shih 62.01
  • këshillimet kompjuterike, shih 62.02
  • shërbimet e instalimeve informatike, shih 62.03
  • trajtimi dhe mbajtja (hosting) e të dhënave, shih 63.11

63           Aktivitete të shërbimit të informacionit

Kjo ndarje përfshin aktivitetet e portave të kërkimit në web, përpunimi i të dhënave dhe aktivitete të mbajtjes (hosting), si edhe aktivitete të tjera me objektiv kryesor furnizimi me informacion.

63.1        Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web

Ky grup përfshin aktivitetet e sigurimit të infrastrukturës së mbajtjes (hosting) së informacionit, shërbime të përpunimit të të dhënave dhe aktivitete të lidhura, si edhe sigurimi i lehtësirave të kërkimit dhe portave të tjera për internet.

63.11          Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e sigurimit të infrastrukturës për mbajtjen (hosting) e informacionit, shërbime të përpunimit të të dhënave dhe aktivitete të lidhura me to
  • aktivitetet e specializuara të mbjatjes (hosting) së informacionit si
    • web (hosting)
    • shërbime në vazhdimësi
    • aplikime për mbajtje (hosting)
  • aplikime për furnizim me shërbime
  • shërbimi i ndarjes së kohës së ordinatorëve të mëdhenj për klientët
  • përpunimi i të dhënave:
  • përpunimi i plotë e të dhënave të klientëve
    • përgatitja e raporteve të posaçme nisur nga të dhënat e klientëve.
  • sigurimin e shërbimeve të hedhjes së të dhënave
63.12          Portat web

Kjo klasë përfshin:

  • funksionin e web sites që përdorin një motor kërkimi për të gjeneruar dhe mirëmbajtur bazat e të dhënave të adresave në internet si dhe përmbajtjen në një format të lehtë për kërkim.
    • funksionin e web siteve të tjerë të cilët veprojnë si porta për internetin, si site të mediave, që japin përmbajtje të përditësuar periodike.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • publikimin e librave, gazetave, revistave etj. nëpërmjet internetit, shih ndarjen 58
    • shpërndarjen e filmave nëpërmjet internetit, shih ndarjen 60.

63.9      Shërbime të tjera të informacionit

Ky grup përfshin aktivitetin e agjensive të lajmeve dhe të gjitha aktivitetet e tjera të lidhura me shërbimet e informacionitn të pa klasifikuara në vend tjetër.

Ky grup nuk përfshin:

– aktivitetin e bibliotekave dhe arshivave, shih 91.01

63.91    Aktivitete të agjencive të lajmeve

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e agjencive të lajmeve, dmth komunikimi për median të lajmeve, fotografive, dhe elementë të tjerë të ndryshëm.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e gazetarëve fotografë të pavarur, shih 74.20
  • aktivitetet e gazetarëve të pavarur, shih 90.03
63.99    Shërbime të tjera informacioni p.k.t

Kjo klasë përfshin aktivitete shërbimi të tjera të pa klasifikuara në vend tjetër si:

  • shërbimet informatike të informacionit me telefon
  • shërbimet e kërkimeve të informacionit për llogari të të tretëve
  • shërbimet e lajmeve të shpejta etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e qendrave telefonike, shih 82.20

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online