Rikujtesë për aplikim për pajisje me Çertifikatë Elektronike për Fiskalizimin.

Administrata Tatimore dëshiron të risjellë në vëmendje e të gjithë tatimpaguesve, të cilët në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, kanë detyrimin që prej datës 1 Janar 2021, të lëshojnë faturë në formë elektronike, të aplikojnë për t’u pajisur me Çertifikatën Elektronike për Fiskalizimin.

Sipas nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, të këtij ligji, fusha e zbatimit të tij përcakton detyrimin e tatimpaguesve, të cilët kryejnë transaksione shitje me Entet Publike, prej datës 1 Janar 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.

Gjithashtu Administrata Tatimore rikujton se në datë 1 Korrik nis zbatimi i fazës së dytë të Fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë Biznes me Biznes. Edhe këta tatimpagues duhet të marrin masat për t’u pajisur në kohë me çertifikatën elektronike.

Çertifikata Elektronike, për projektin e Fiskalizimit është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të.

Ky element teknik, shumë i rëndësishëm, për të aksesuar portalin dhe pranuar faturat, sigurohet duke aplikuar online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, që do të jenë përdorues të sistemit të Fiskalimit, që në zbatim të detyrimit ligjor, që rrjedh nga Ligji 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të aplikojnë për t’u pajisur me Çertifikatën elektronike, brenda afateve kohore.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.