TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Thirrje Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit: Komunikime të problematikave

Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit, nëpërmjet llogarisë e-Tatime, ka nxitur tatimpaguesit që të komunikojnë me këtë Institucion nëpërmjet shërbimit postar por edhe atë të komunikimeve elektronike.

Njoftimi i plotë

“Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit” po ju drejtohet me anë të këtij mesazhi elektronik për t’ju informuar se mund të na shkruani lidhur me çdo problematikë shqetësuese që mund të hasni në marrëdhëniet tuaja me administratën tatimore, që lidhet me shkeljen e të drejtave tuaja, procedurave tatimore, si dhe parimeve të administrimit tatimor, të parashikuar në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Përveçse në rrugë postare, në adresën “Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë”, ju mund të na kontaktoni edhe në rrugë elektronike, duke na shkruar në adresën e mëposhtme të postës elektronike (e-mailit):

[email protected]

*Më poshtë gjeni link-un nëpërmjet të cilit mund të shkarkoni broshurën informuese mbi Drejtorinë e Avokatit
të Tatimpaguesit:

www.financa.gov.al/broshure-informuese

Me respekt,
Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit”

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online