Administrata Tatimore fton të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që brenda datës 31 Gusht 2020, të ofrojnë informacionin e saktë, duke plotësuar të dhënat e kërkuara sipas linkut https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare, është i thjeshtë dhe duhet të kryhet vetëm nga individët, sipas listave bashkëngjitur këtij njoftimi, për të cilët ende nuk është kryer korrigjimi i të dhënave nga subjektet punëdhënës. Pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Emrat qe nuk kane korrgjuar te dhenat bankare
Liste qe nuk kane korigjuar te dhenat bankare
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE