Informacion i përgjithshëm Si veprohet për të raportuar informacionin vjetor? Me krijimin e një sipërmarrje lind edhe detyrimi për të plotësuar deklaratat sipas përgjegjësive tatimore...Read More
Regjistrimi fillestar Referenca ligjore: Ligji Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar. Ligji Nr. 9901, datë: 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”,...Read More
Përcaktimi i llojeve të taksave dhe tarifave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, niveli i taksave kombëtare, procedurat e llogaritjes, të arkëtimit dhe transferimit...Read More
Lojrat e fatit Veprimtaria e Lojrave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, rregullohet me Ligjin Nr. 155/2015, datë 21.12.2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën...Read More
Cili është baza ligjore mbi implementimin e paisjeve fiskale? Klikoni këtu për bazën ligjore. Ku duhet të furnizohemi me paisje fiskale sipas kërkesave të legjislacionit fiskal? Mbi...Read More
Është e rëndësishme të dini se kur regjistroni si një sipërmarrje, në të njëjtën kohë do të duhet edhe të vetëpunësoheni, të punësoni apo të...Read More
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje, mbi...Read More
“
Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Të ardhurat e tatueshme
Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,
të ardhurat nga pjesëmarrjet,
të ardhurat nga interesat,
të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme,etj.
Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis:
të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me,
shpenzimet e njohura.
Sqarim:
Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
Shpenzime të panjohura janë ato që përcaktohen në nenin 13, të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Shkalla tatimore
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%.
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit.
Mbajtja e dokumentacionit
Për çdo shitje të kryer janë të detyruar:
të lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin.
Për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
Dokumente të tjera të miratuar në akte të tjera ligjore apo nënligjore, (p.sh. biletat e transportit të udhëtarëve, dëftesë tatimore).
Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me:
faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së.
faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
Tatimpaguesitjanë të detyruar të mbajnë:
librin e shitjeve, ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë;
librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë tatimore, me TVSH, me faturë të thjeshtë tatimore;
libri i shpenzimeve dhe të ardhurave;
librin e aktiveve të biznesit.
Sqarim
Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve të mbajtura për efekte të TVSH, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
Parapagimi i tatimit
Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë.
Sqarim
Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë gjatë vitit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin llogaritet në bazë të qarkullimit dhe të fitimit të tatueshëm, të parashikuar nga vetë tatimpaguesi, për periudhën nga data e regjistrimit deri në fund të vitit të parë kalendarik.
Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi paguan, te bankat e nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, për llogari të administratës tatimore, çdo vit, sipas afateve:
brenda datës 20 Prill pagesa e këstit I;
brenda datës 20 Korrik pagesa e këstit II;
brenda datës 20 Tetor pagesa e këstit III;
brenda datës 20 Dhjetor pagesa e këstit IV.
Me kryerjen e pagesës dhe marrjen e konfirmimit bankar të kryerjes së pagesës, tatimpaguesi shkon te zyrat rajonale të shërbimit tatimpaguesve dhe, kundrejt paraqitjes së dokumentit bankar të pagesës, merr “Pullën e tatimit” të këstit, të cilën e vendos lart çertifikatës së regjistrimit (NIPT).
Kujdes! Në rast se aktiviteti i biznesit hapet, mbyllet apo pezullohet gjatë vitit fiskal, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është proporcional me kohën e zhvillimit të aktivitetit dhe llogaritet në bazë të vetëdeklarimit të tatimpaguesit.
Deklarimi
Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është i detyruar që deri më 10 Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.
Transferimi i Çmimit është sanksionuar në ligj Nr. 42/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”,...Read More