Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore

Përditësim, tetor 2026. Tabela më poshtë është e vitit 2019 dhe ndërtohet mbi tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, regjim që u shfuqizua nga ligji nr. 29/2023. Afatet e sakta sot janë 31 marsi për deklaratën vjetore, data 14 për TVSH-në, data 11 për librat e shitjes dhe blerjes dhe data 20 për listëpagesën. Këstet e parapagimit janë 31 mars, 30 qershor, 30 shtator dhe 31 dhjetor. kalendarin e plotë të afateve
Lloji i deklarimit Afati i deklarimit Afati i pagesës
Deklarimi i tatimit mbi fitimin Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji.
Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin Jo më vonë se data 10 Shkurt e vitit që pason periudhën tatimore Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Deklarimi i tatimit në burim Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës.
Deklarimi i tatimit mbi lojrat e fatit Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës
Deklarimi i taksave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës
Deklarimi i tarifave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës    
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR