Lojrat e fatit
Veprimtaria e Lojrave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, rregullohet me Ligjin Nr. 155/2015, datë 21.12.2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, dhe në aktet e tjera ligjore në zbatim të këtij ligji. Kategoritë e lojërave të fatit, që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen, janë:- Bastet sportive;
- Bastet për gara në pistë;
- Kazino/kazino të vendosura në hotele me 5 yje;
- Lojë elektronike në distancë;
- Resort kazino;
- Lotaria Kombëtare;
- Bingo televizive.
- “Baste sportive dhe baste për garat në pistë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është: 200 000 000 (dyqind milionë) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur deri në 1000 adresa sekondare në total.
- Për “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 40 000 000 (dyzet milionë) lekë.
- Për “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total.
- “Kazino të vendosura në hotelet me pesë yje”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë.
- “Resort kazino” për të gjithë periudhën e licencimit është 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.
- “Lotaria Kombëtare”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë.
- “Lojëra elektronike në distancë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 200 000 000 (dyqind milionë) lekë.

