Përditësim, tetor 2026. Ky shkrim i vitit 2019 i takon ligjit të vjetër nr. 8438/1998. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin nuk ekziston më me ligjin nr. 29/2023. Sot listëpagesa dhe kontributet deklarohen deri më datën 20 të muajit pasues, dhe paga minimale është 50,000 lekë. Pagat dhe kontributet, rregullat në fuqi
Është e rëndësishme të dini se kur regjistroni si një sipërmarrje, në të njëjtën kohë do të duhet edhe të vetëpunësoheni, të punësoni apo të kontaktoni dikë që do të ndihmojë në zhvillimin e aktivitetit tuaj. Nëse e bëni këtë, do të lindë marrëdhënia punëdhënës-punëmarrës, sipas termave të përcaktuara në Ligjin Nr. 9136, datë 11.09.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në Kodin e Punës. Punëdhënësit nëpërmjet kontratave të punës me punëmarrësin përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet si dhe pagën për punën e kryer. Në bazë të kontratave të punës, punëdhënësit duhet të garantojnë deklarimin e punëmarrësit, llogaritjen, mbajtjen dhe pagesën në organet tatimore të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të tatimit mbi pagën.
Shkurtimisht si te orientohemi lidhur me detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, etj.
Organi përgjegjës për mbledhjen e kontributeve është administrata tatimore, për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të “Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.
Një i vetëpunësuar është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në organet tatimore si“person fizik”.
I vetëpunësuari mund ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike me këto statuse:
Statuset e të vetëpunësuarit
- i vetëpunësuar i vetëm;
- i vetëpunësuar me punëmarrës;
- i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes;
- i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes.
Deklarimi i punësimeve dhe largimeve
- ju duhet të deklaroni çdo punonjës që fillon punë për herë të parë si të punësuar rishtazi të paktën 1 ditë kalendarike përpara fillimit të punës.
- Ju duhet te deklaroni çdo person i cili largohet nga puna në organin tatimor brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit. Këto deklarata shërbejnë si deklarime edhe për Inspektoratin Shtetëror të Punës, siç përcaktohet në nenin 22, pikat 4 dhe 5, të Ligjit Nr. 9634, datë 30.10.2006, “Për Inspektoratin e Punës”, të ndryshuar, dhe i vihen në dispozicion këtij të fundit nga ana e administratës tatimore në rrugë elektronike.
- Ju duhet të deklaroni listëpagesën.
Tabela e deklarimeve dhe afateve
| Lloji i deklarimit | Afati i deklarimit | Afati i pagesës | Llogaritja e ndalesave mbi pagën |
| Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | TAP 0 ÷ 30,000: 0TAP 30,001÷130,000: 0.13TAP 130,001+: 0.23Kontribute shëndetësore punëmarrësi: 0.017Kontribute shoqërore punëmarrësi: 0.095Kontribute shëndetësore punëdhënësi : 0.017Kontribute shoqërore punëdhënësi : 0.15 |
| Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | |
| Deklarimi i tatimit në burim | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës |
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
