- të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm;
- të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- çdo person, pavarësisht nga forma e organizimit të tij, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike, cilido qoftë vendi dhe qëllimi ose rezultati i kësaj veprimtarie. Veprimtari ekonomike është çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra ose shërbime, përfshirë veprimtarinë nxjerrëse, bujqësore dhe aktivitetet profesionale.
- çdo person rezident në Shqipëri, qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike të të cilit është mbi vlerën 2,000,000 lekë, që është kufiri minimal të regjistrimit për TVSH-në.
- Brenda 15 ditëve nga data e kalimit të kufirit minimal, kur qarkullimi juaj gjatë 12 muajve të njëpasnjëshëm tejkalon kufirin.
- Kur kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në tejkalohet më parë se 12 muaj, atëherë personi i tatueshëm duhet të kërkojë të regjistrohet menjëherë brenda 15 ditëve nga data e kalimit të kufirit.
- Kur ju kryeni importe të mallrave qarkulluese (mallra që tregton apo për t’u tregtuar), pavarësisht qarkullimit të realizuar apo qarkullimit të pritshëm.
Sqarim Përjashtohen nga ky rregull personat e tatueshëm që realizojnë ose parashikojnë të realizojnë qarkullim nën kufirin minimal të regjistrimit dhe importojnë mallrat e grupit të Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara (AQT) që përdoren në funksion të veprimtarisë ekonomike, dhe jo për t’u tregtuar. Këta persona të tatueshëm mund të kryejnë importe mallrash të investimit për qëllim të përdorimit të veprimtarisë së tyre ekonomike që i nënshtrohet regjimit të biznesit të vogël në kuptim të ligjit, pa qenë të detyruar t’i nënshtrohen regjimit normal të TVSH-së.Veçori për eksportuesit Nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen regjimit normal të TVSH-së personat e tatueshëm që kryejnë eksporte, qarkullimi i të cilëve është nën kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së. Përjashtim nga rregulli i përgjithshëm Personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, janë persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH-në. Ky kusht për këta persona vlen edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit. Përfaqësuesi tatimor Kur personi përgjegjës për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, është një person i tatueshëm, që nuk është i vendosur në Shqipëri, vend në të cilin duhet të paguhet TVSH-ja, ky person duhet të caktojë një përfaqësues tatimor në Republikën e Shqipërisë si person përgjegjës për pagesën e TVSH-së. Regjistrimi i përfaqësuesit tatimor bëhet në drejtorinë rajonale tatimore. Ju mund të çregjistroheni:
- Kur qarkullimi juaj në 12 muajt e fundit kalendarikë bie nën kufirin minimal të regjistrimit. Çregjistrimi, hyn në fuqi 12 muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës për t’iu nënshtruar regjimit të bizneseve të vogla.
- qarkullimin e realizuar nga të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe shërbimeve, pa përfshirë TVSH-në;
- furnizimet e përjashtuara dhe furnizimet e taksuara me shkallë tatimore 0%;
- organizata jofitimprurëse për pagesa të përfituara nga kuotizacionet, fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë jofitimprurëse të organizatës;
- punëmarrësi që është i lidhur me një punëdhënës me anë të një kontrate punësimi;
- organet e pushtetit qëndror dhe vendor, organe të tjera të së drejtës publike, për veprimtari të ushtrimit të funksionit të tyre si autoritete publike.
- transferimi kundrejt pagesës i pronësisë së pasurisë, me urdhër nga/apo në emër të një autoriteti publik apo në zbatim të ligjit;
- dorëzimi i mallrave në bazë të një kontrate, ku parashikohet dhënia me qira e mallit për një periudhë të caktuar ose shitja me këste e mallit, kalimi i pronësisë i të cilit bëhet me pagesën e këstit të fundit;
- transferimi i mallrave bazuar në një kontratë, sipas së cilës paguhet komision për blerjen apo për shitjen;
- furnizimi i energjisë elektrike, ujit, gazit, energjisë për ngrohje ose ftohje dhe të tjera të ngjashme.
- Furnizimi i shërbimeve, i përfshirë në furnizimin e mallrave, është pjesë e furnizimit të mallrave.
- Furnizimi i mallrave, i përfshirë në furnizimin e shërbimeve, është pjesë e furnizimit të shërbimeve.
- Furnizimi i shërbimeve, i përfshirë në importin e mallrave, është pjesë e importit të mallrave.
- Kur mallrat nuk dërgohen ose nuk transportohen, vendi i furnizimit të mallrave është në Shqipëri, nëse mallrat ndodhen në Shqipëri, në momentin kur kryhet furnizimi.
- Kur mallrat janë dërguar apo transportuar nga furnizuesi, nga blerësi apo një palë e tretë, vendi i furnizimit është në Shqipëri, nëse mallrat ndodhen në Shqipëri, në momentin kur fillon dërgimi apo transporti i tyre për blerësin.
- Kur mallrat e dërguara apo të transportuara nga furnizuesi, nga blerësi apo një palë e tretë instalohen apo montohen, me/ose pa testim, nga/ose për llogari të furnizuesit, vendi i furnizimit është në Shqipërisë nëse mallrat janë instaluar apo montuar në Shqipëri.
- selinë e veprimtarisë të tij ekonomike ose një vendndodhje të qëndrueshme;
- banesën ose rezidencën e zakonshme, në mungesë të një selie të veprimtarisë ekonomike apo të një vendndodhjeje të qëndrueshme.
- selinë e veprimtarisë së tij ekonomike ose një vendndodhje të qëndrueshme, nga e cila janë ofruar shërbimet ose;
- banesën ose rezidencën e zakonshme, në mungesë të një selie të veprimtarisë ekonomike apo të një vendndodhjeje të qëndrueshme.
- furnizimi i mallrave ose
- furnizimi i shërbimeve kryhet.
- Për çdo pagesë të kryer para se të kryhet furnizimi i mallit ose para përfundimit të furnizimit të shërbimit, TVSH-ja mbi pagesën lind dhe bëhet e kërkueshme në momentin e arkëtimit të shumës së paguar.
- Në rastin kur fatura tatimore është lëshuar përpara furnizimit, TVSH-ja bëhet e kërkueshme në momentin kur është lëshuar fatura.
- Në qoftë se kryhen pagesa pjesore ose pagesa të njëpasnjëshme për furnizimet e mallrave ose të shërbimeve, këto furnizime mallrash ose shërbimesh konsiderohen të kryera në përfundim të çdo periudhe, së cilës i referohen pagesat.
- Furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme, brenda një periudhe kohore, përfshirë operacionet e ndërtimit, konsiderohen të kryera në të njëjtin muaj, në të cilin lëshohet fatura.
- Për mallrat, të cilat në momentin e hyrjes në Shqipëri nuk janë në qarkullim të lirë dhe i nënshtrohen regjimeve të veçanta doganore, lindja e tatimit ndodh dhe TVSH-ja bëhet e kërkueshme kur këto mallra çlirohen nga regjimet ose situatat e sipërpërmendura
- tatimet, taksat, detyrimet, tarifat dhe pagesa të ngjashme, me përjashtim të TVSH-së.
- shpenzimet dytësore, të tilla si shpenzimet komisionere, të ambalazhimit, të transportit dhe të sigurimit.
- vlera e ambalazheve kur ato janë të pakthyeshme.
- uljet e çmimit për rastet e zbritjes për pagesa të hershme të kryera për furnizimin;
- uljet dhe reduktimet e çmimit që i bëhen blerësit apo klientit;
- shumat që ka marrë një person i tatueshëm nga klienti i tij, si rimbursim për shpenzimet e bëra në emër dhe për llogari të këtyre të fundit.
- eksportin e mallrave;
- furnizimi i mallrave organizmave pa qëllim fitimi;
- furnizimi i shërbimeve që konsistojnë në punime mbi mallra të importuara për t’u bërë atyre punime në Shqipëri dhe të dërguara sërish jashtë Shqipërisë;
- furnizimi i shërbimeve, të lidhura drejtpërdrejt me eksportimet apo importimet e mallrave;
- disa operacione të lidhura me transportin ndërkombëtar të mallrave e udhëtarëve;
- furnizimet e mallrave dhe shërbimet e kryera në kuadrin e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore;
- furnizimet e mallrave dhe shërbimeve ndaj organizatave ndërkombëtare, si dhe anëtarëve të këtyre organizatave;
- furnizimet e mallrave dhe shërbimeve për forcat e armatosura të shteteve të tjera anëtare të NATO-s;
- furnizimi i arit ndaj Bankës së Shqipërisë.
- udhëtari nuk është i vendosur brenda Republikës së Shqipërisë;
- mallrat transferohen jashtë Shqipërisë, brenda tre muajve nga muaji i kryerjes së furnizimit;
- vlera totale e furnizimit e shprehur në lekë ose kundërvlera e saj në lekë, përfshirë TVSH-në, të mos jetë më e vogël se vlera 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë.
- TVSH-në e paguar apo për t’u paguar në Republikën e Shqipërisë për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve që i janë furnizuar ose do t’i furnizohen këtij nga ana e një tjetër personi të tatueshëm;
- TVSH-në e paguar për mallrat e importuara në Shqipëri.
- i shërben veprimtarisë së tatueshme;
- kur TVSH-ja e zbritshme bëhet e kërkueshme;
- formalisht mbështetet me një dokument të ligjshëm justifikues (faturë tatimore, deklaratë doganore importi).
- personi i tatueshëm ka mbartur tepricën e TVSH-së së zbritshme për 3 muaj radhazi;
- TVSH-ja e kërkuar për t’u rimbursuar është mbi 400 000 lekë.
- TVSH-ja paguhet nga ana e personit të tatueshëm që kryen një furnizim mallrash ose shërbimesh të tatueshëm, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe.
- TVSH-ja është e pagueshme nga personi i tatueshëm ose personi juridik i patatueshëm, i identifikuar për TVSH-në, të cilit i janë furnizuar shërbimet, nëse këto shërbime furnizohen nga një person i tatueshëm që nuk është i vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- TVSH-ja paguhet nga çdo person, i cili e shënon TVSH-në në një faturë.
- Kur fatura e lëshuar nuk përkon me furnizimin e mallit apo me kryerjen e shërbimit ose tregon një çmim që nuk duhet të paguhet efektivisht nga blerësi, TVSH-ja paguhet nga personi që e ka faturuar atë.
- Në import TVSH-ja paguhet nga personi ose personat përgjegjës për pagesën e detyrimeve doganore në import, siç përcaktohet në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë.
- TVSH-ja paguhet nga personi, i cili çliron mallrat për qarkullim të lirë nga regjimet e veçanta doganore.
- për çdo furnizim malli ose shërbimi që kryen kundrejt një personi tjetër të tatueshëm ose të patatueshëm;
- për çdo pagesë të kryer para se të kryhet furnizimi i mallit ose para përfundimit të furnizimit të shërbimit;
- fatura lëshohet në mënyrë periodike për disa furnizime mallrash ose shërbimesh, të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt ose të vazhdueshme, të realizuara midis personit të tatueshëm dhe klientit të tij në të njëjtin muaj, në të cilin furnizimet janë kryer;
- në ndërtim fatura tatimore duhet lëshuar çdo muaj;
- fatura mund të lëshohet edhe nga blerësi ose klienti i një malli apo shërbimi për furnizimet e mallrave ose shërbimeve të marra prej tij nga një person i tatueshëm.
- Regjimi për agjencitë e udhëtimit;
- Regjim i veçantë i zbatuar për shitjen e mallrave të përdorura, veprave të artit, objekteve të koleksionit dhe antikuarët;
- Regjimi i marzhit të fitimit;
- Regjimi i shitjeve me ankand;
- Regjimi i veçantë: skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë;
- Regjimi i veçantë mbi arin për investim.

