Asnjë penalitet për tatimpaguesit që kanë deklaruar llogaritë bankare me shkresë apo në mënyrë elektronike.

AlProfit Consult Zyrë Kontabiliteti

Rreth 52 mijë tatimpagues kanë respektuar detyrimin ligjor për hapjen dhe deklarimin e llogarive bankare në portalin elektronik e-Filing pranë Administratës Tatimore.

Rreth 3 mijë të tjerë e kanë bërë deklarimin përmes modulit “Çështjet e mia”, ose duke i dorëzuar të dhënat fizikisht (me shkresë), pranë Drejtorive Rajonale Tatimore.

Sipas përcaktimit ligjor ky detyrim prek në tërësi, rreth 55 mijë tatimpagues ku përfshihen:

  • tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar;
  • tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë;
  • organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor.

Mbesin të përjashtuar nga ky detyrim vetëm personat fizikë tregtarë, aktualisht të regjistruar, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Në rast se këto subjekte, regjistrohen për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në një moment të dytë, atëherë kanë detyrimin të hapin dhe deklarojnë llogarinë bankare në Administratën Tatimore, përmes llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing.

Kujtojmë se tatimpaguesit e rinj  janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës jo më vonë se 20 ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në të njëjtën mënyrë në Administratën Tatimore.

Në rast të mospërmbushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, Ligji nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon sanksione për tatimpaguesit.

Administrata Tatimore falënderon tatimpaguesit, të cilët kanë respektuar në mënyrë korrekte këtë detyrim ligjor, ndërsa siguron se asnjë penalitet nuk do të vendoset pa verifikuar çdo rrugë të ligjshme të deklarimit, si atë shkresor ashtu edhe elektronik.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.