Fundi i prillit është afati i fundit zyrtar për të gjithë individët, të cilët bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave). Por, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Ministria e Financave e ka shtyrë këtë afat për deklarimet e vitit 2019.
Sipas Aktit Normativ për Ligjin e të ardhurave, afati i ri, vetëm për të ardhurat e vitit 2019 është 31 korriku.
“Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 31 korrik 2020.”,
Burimi: Monitor.
Shkarko Aktin Normativ: akt-normativ-2020-04-23-18