Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve (e-Albania)

“Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson bizneseve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje dalje për punonjësit e deklaruar si dhe qarkullimin me automjete në funksion të vijimit të aktivitetit. Shërbimi ofron tre seksione të dedikuara për të marrë “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” sipas specifikës së bizneseve:

“Leje për transport për stafin” mundëson marrjen e lejes për qarkullimin e automjeteve të kompanive private që kryejnë transportin e punonjësve për përshkimin e itinerarit: Shtëpi-Punë-Shtëpi.
“Leje për qarkullim për nevojat e subjekteve” mundëson pajisjen me leje për marrjen e shërbimeve të ndryshme private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00 të mëngjesit deri në 17.30 të pasdites.
“Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve” mundëson pajisjen me leje pa limit për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë në 24. Kohëzgjatja e lejes së qarkullimit për nevojat e subjekteve është 7 ditë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni 1 nga 3 opsionet qe i përshtatet profilit të biznesit; -Në rast se ju nevojitet “Leje për transport për stafin” : – Përzgjidhni opsionin “Transport stafi”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe plotësoni të dhënat e automjeteve me të cilat do të kryhet transporti i punonjësve;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Në rast se ju nevojitet “Leje për qarkullim për nevojat e subjekteve”: – Përzgjidhni opsionin “Qarkullim për nevojat e subjekteve”;
– Plotësoni të dhënat mbi listën e automjeteve, stafin që do të lëvizë, dhe arsyet për të cilat do të kryhet lëvizja;
– Përzgjidhni orarin në të cilin do të kryhet lëvizja, brenda fashës orare zyrtare: 05.00 të mëngjesit deri në 17.30 të pasdites;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të shtunë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Në rast se ju nevojitet “Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve”: – Përzgjidhni opsionin “Qarkullim për shërbimet e subjekteve”;
– Plotësoni të dhënat mbi listën e automjeteve, punonjësit e stafit, dhe arsyet për të cilat do të kryhet lëvizja;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania, dhe është i vlefshëm vetëm brenda fashës së lejuar;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. *** Kjo procedurë vlen edhe për institucionet shtetërore. Titullari i institucionit duhet të identifikohet në portal si individ. Më pas, duhet të regjistrojë institucionin duke plotësuar NIPT-in dhe të dhënat e tjera që kërkohen. Në fund ndjek të njejtën procedurë si më lart.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse punonjësit e subjekteve kanë një miratim të autorizuar ose jo.Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-Albania.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.