Fiskalizimi – në dritaren informative të Administratës Tatimore

Administrata Tatimore sjell në vëmendje të të gjithë të interesuarve, se në faqen zyrtare mund të gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta mbi projektin e Fiskalizimit, krahas informacioneve të tjera orientuese.

Më një nën menu të veçantë janë të organizuara rubrika të ndyshme informative – https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi – mbi pse na shërben fiskalzimi, pse po e ndryshojmë sistemin aktual, cilat janë rezultatet e pritshme si edhe projektligji dhe relacioni shpjegues mbi të.

Po këtu gjeni edhe Specifikime Përdorimi dhe Teknike si edhe linkun për të aplikuar për certifikatën teknike test në portalin e-albania, e cila është e vlefshme deri më datë 31 Dhjetor 2019.

Në rubrikën Pyetje-Përgjigje mbi Fiskalizimin do të gjeni të ndara, pyetje- përgjigjet më të shpeshta dhe sipas specifikave të natyrës teknike, ligjore, e të grupeve të interesit, të cilat do të përditësohen, në faza të ndryshme të zbatimit të projektit të Fiskalizimit.

Administrata Tatimore fton që për çdo pyetje e paqartësi apo vlerësim nga ana juaj mbi këtë projekt, të kontaktoni në adresën e e-mail [email protected], ndërsa falenderojmë për kontributin e tyre të çmuar grupet e ndryshme të interesit, të cilët janë angazhuar me shumë përgjegjësi gjatë fazës së konsultim publik të projektligjit, që prej datës 31 korrrik e deri më tani.

Vërejtjet dhe sugjerimet e tyre orientuan një proces intensiv punë për ndryshimet në projektligjin mbi “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR