TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Fiskalizimi: Një analizë e alternativave dhe opinionet e AlProfit Consult.

AlProfit Consult ka analizuar gjatë kësaj kohe disa nga aktorët kryesorë që do të ofrojnë zgjidhje softuerike për fiskalizimin (faturimin elektronik). Nga ajo që kemi kuptuar deri tani, asnjë nga aktorët e këtij procesi nuk është akoma gati. Me siguri ky proces do të shtyhet, por duhet që të përfitojmë sa më parë nga lehtësitë, sepse është një fazë që herët a vonë, ky proces do të fillojë të zbatohet plotësisht.

Kompanitë e kasave fiskale; në mënyrë të dëshpëruar, po përpiqen që të përshtaten, duke treguar që kasa fiskale mund të vazhdojnë të përdoren. Në këtë fazë mbase kompania me më shumë avantazhe është BNT Electronics (me programin e saj Bills.al https://bills.al/) . Ajo është e vetmja, në kategorinë e zgjidhjeve softuerike që bën lidhjen automatike/integrimin me sistemin Alpha Web. Një zgjidhje mjaft interesante ofron edhe kompania Daisy & Etm me zgjidhjen e saj iCash https://icash.al/sq/).

Në treg kanë filluar të shfaqen disa kompani të tjera; pa shumë eksperiencë në fushën e tregtimit të kasave fiskale, por kryesisht kompani IT që ofrojnë zgjidhje softuerike. Duket që këto mundësi do të jenë zgjidhjet e të ardhmes, dhe shumë shpejt kasat fiskale ka të ngjarë hiqen fare nga përdorimi. Disa nga kompanitë që kanë ofruar zgjidhje në këtë fushë janë; DevPOS https://devpos.al/home, Nexia https://nexia.al/billy/ dhe pse jo edhe Vodafone eBiznes https://www.vodafone.al/biznesi/produkte-dhe-zgjidhje-biznesi/zgjidhje-biznesi/e-biznes-vodafone-biznes/ . Në këtë fushë DevPOS, mesa duket do të ketë shumë sukses për shkak të zgjidhjeve që ofron, lehtësisë në përdorim, çmimeve por edhe avantazhit që ka një kompani e profilizuar në fushën e programimit. Vodafone deri tani ofron shërbime vetëm për shitjet me para në dorë. Nexia nga ana tjetër është e profilizuar më shumë si një zyre kontabiliteti. ISD (Financa 5) dhe IMB (Alpha) kanë ofruar gjithashtu zgjidhjet e tyre të ngjashme dhe që ofrojnë administrim të plotë dhe të integruar të të dhënave kontabël.

Pastaj janë edhe zgjidhjet e avancuara për kompani më komplekse që ofrohen nga Locic.AL apo gjigandet e Microsoft Dynamics NAV apo SAP. Në këtë segment shumë kompani të këtyre përmasave janë duke ndërtuar një sistem të vetin të integruar me menaxhimin dhe proceset e punës.

Për kategorinë e personave fizik, vetëm me një adresë dhe një punonjës, mund të vijojë të përdoret edhe portali SelfCare, pa kosto tjetër, veç certifikatës elektronike.

Të gjitha zgjidhjet e përshtatshme, në shumicën e rasteve, nuk administrojnë të dhënat kontabël dhe nuk zëvendësojnë sistemin e kontabilitetit. Prandaj, me shumë mundësi, do të duhet të vazhdojmë të përdorim edhe programin e kontabilitetit, me cilëndo zgjidhje që të vendosim. Kjo sepse këto zgjidhje bëjnë vetë administrim shitje, dhe disa prej tyre inventar dhe sinkronizim me sisteme të tjera. Këto zgjidhje nuk ofrojnë mundësi administrimi të planit kontabël, veprimeve bankare, etj.

DevPOS, të paktën në hulumtimin që ne kemi bërë deri tani, ka disa avantazhe të dukshme. Zgjidhja e tyre është online dhe nuk ka nevojë që të instalohet në një kompjuter fiks. Gjithashtu, ata ofrojnë edhe mundësinë e përdorimit të lëshimit/pranimit të faturave direkt nga telefoni në formën e një app (momentalisht vetëm nga pajisjet android). Ata ofrojnë një zgjidhje sotwerike origjinale, dhe jo të kopjuar dhe përshtatur. Ne mendojmë që shumë shpejt ajo do të jetë një nga kompanitë më të mëdhaja në këtë fushë, dhe do të vijojë me përmirësime të zgjidhjes.

Shënim: Ky shkrim është opinion profesional i stafit të AlProfit Consult. Zgjidhjet e propozuara nga ne janë ato që ne i konsiderojmë të përshtatshme; mundet që ato të mos jenë më të mirat.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online