TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Fiskalizimi: Pse po e ndryshojmë sistemin aktual?

Sistemi aktual i pajisjeve fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve mundëson që të dhënat financiare te merren nëpërmjet transmetimeve të raporteve tatimore ditore “Z”. Aktualisht pajisjet fiskale transmetojnë të dhëna në sistemin qendror nëpërmjet GPRS, në fund të ditës së punës dhe jo në kohë reale. Sistemi i instaluar në 2009, mbështetej në teknologjinë e asaj kohe, por nuk arrin standardet që kanë aktualisht shumica e vendeve të Bashkimit Europian, sidomos duke e vlerësuar në pikëpamje të efektivitetit të kostos si për tatimpaguesit ashtu edhe për Qeverinë.

Ky sistem i ri do të krijojë një mekanizëm të mbikëqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë. Ai mundëson për qytetarët që të mund të verifikojnë në kohë reale nëse fatura që kanë marrë, është raportuar në sistemin tatimor dhe për administratën tatimore kontroll efektiv dhe analizë të saktë e të thelluar të të dhënave tatimore.

Sistemi i ri i mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror. Ky proces realizohet duke skanuar me telefon bar kodin unik të faturës dhe dërgimin e tij të menjëhershëm në departamentin përkatës të tatimeve. Në çastin që Administrata Tatimore merr kodin, do të përgjigjet duke konfirmuar nëse kodi përkatës ekziston në data-bazë bashkë me detajet e faturës përkatëse. Ky verifikim i mundëson qytetarëve të dinë nëse fatura për të cilën kanë paguar është raportuar në sistemin tatimor. I gjithë ky proces rrit transparencën në të bërit biznes dhe ndihmon qeverinë për të luftuar evazionin fiskal, duke qenë lehtësisht i verifikueshëm mashtrimi tatimor ose mosdeklarimi i faturave.

Për Administratën Tatimore, sistemi i ri jep mundësinë e analizës së qendërzuar dhe efektive, për të modeluar qasjen e modulit të riskut. Kjo do të thotë që sjelljet e dyshimta do të identifikohen lehtësisht dhe do të orientojnë identifikimin real të abuzuesve, duke shmangur inspektimet dhe kontrollet e gjeneralizuara, të cilat penalizojnë bizneset e rregullta.

Ndryshimi i teknologjisë është i domosdoshëm, për sa kohë pajisjet aktuale mbështeten në teknologjinë 2G/3G dhe po zëvendësohen në të gjithë Europën. Për t’u siguruar që të shmanget varësia ndaj një modeli specifik teknologjik, sistemi i ri nuk mbështetet në një model konkret (p.sh. paisje Hardware ose Software), por në standarde të hapura që ofron aksesi me internetin. Kjo qasje teknologjike do të thotë se Fiskalizimi është i bazuar në software dhe mund të implementohet lehtësisht në të gjitha pajisjet ekzistuese (pa patur nevojë për një paisje HW sekondare vetëm për të operuar brenda sistemit të fiskalizimit). Në terma afatgjatë kjo ul ndjeshëm kostot e teknologjisë për tatimpaguesit.

Pse është zgjedhur ky model fiskalizimi?

Modeli i ri shqiptar i fiskalizimit është zgjedhur duke u bazuar në analizimin e modeleve të ndryshme të aplikuara sot në botë. Ekspertë nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, AKSHi dhe institucione të tjera, vlerësuan opsione të ndryshme teknike dhe financiare.

Modeli i bazuar në këtë sistem fiskalizimi është përzgjedhur pasi garanton aplikimin e teknologjisë më të fundit, bazuar në standardet e Bashkimit Europian dhe me mundësi më të mira përshtatjeje për strukturën e ekonomisë shqiptare. I njëjti model është aplikuar në shumë vende të BE-së vitet e fundit si në Kroaci, Slovaki, Çeki, Sloveni etj.

Ky model i zgjedhur konsiderohet nga ekspertët si më i avancuari dhe më i lehti në zbatim.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online