TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

1.Çfarë është një plan biznesi?

Plani i biznesit është një prej hapave të parë dhe më të rëndësishme gjatë fillimit të një biznesi të ri. është një mjet i cili shërben për të krahasuar idetë, për të caktuar objektivat, për të planifikuar  të ardhmen e ndërmarrjes dhe për të vlerësuar realizimin dhe zbatueshmërinë e idesë. Përveç kësaj, plani i biznesit është një mjet thelbësor për tërheqjen e fondeve dhe është një dokument dinamik i cili kërkon rishikim të vazhdueshëm për të asistuar në monitorimin, matjen e performancës së biznesit dhe rrjedhimisht në mbarëvajtjen e tij. 

Nëse plani do të jetë në përdorim të investitorëve apo huadhënësit, është thelbësore të kuptoni objektivat e tyre dhe t’i adresoni këto në plan, në mënyrë që ky i fundit të përmbushë kriteret e tyre të veçanta të investimit ose kreditimit.

Plani i biznesit duhet të jetë lehtësisht i lexueshëm, gjithëpërfshirës, konciz dhe jo kontradiktor.

Për shembull, shifrat e paraqitura në planin e shpenzimeve për pajisjet duhet të përputhen me ato që shfaqen në parashikimet financiare të planit.

Shumë shpesh këto të fundit nuk përputhen dhe plani i biznesit humb rrjedhimisht kredibilitetin. 

Është me rëndësi të identifikohet sa më herët se çfarë duhet të dijë një investitor i ardhshëm për biznesin dhe personat të cilët e drejtojnë atë. Arsyetimi i vendimeve të marra, qartësia dhe kredibiliteti janë jetike në një plan biznesi. 

Plani duhet të jetë i zbatueshëm dhe duhet të bindë investitorët mbi suksesin e biznesit. 

Plani gjithashtu duhet të tregojë se biznesi do të jetë në gjendje të mbështesë sipërmarrësit si dhe çdo kërkesë huamarrje që ata mund të kenë. 

2.Avantazhet e hartimit të një plan biznesi

Hartimi i një Plani Biznesi ndihmon në: 

  •     Sjelljen e ideve të reja dhe hulumtimin e tyre në një format të strukturuar; 
  •     Vendosjen nëse/ose kur biznesi do të jetë komercialisht i zbatueshëm;
  •     Qartësimin e qëllimit të biznesit dhe prezantimin e tij me partnerë apo investitorë potencial;
  •     Parashikimin e pengesave dhe adresimin paraprak të tyre;
  •     Parashikimi i strategjisë së marketingut; 
  •     Vendosjen e objektivave efektive dhe planeve duke përfshirë shitjet dhe objektivat financiare në mënyrë që performanca e biznesit të jetë vazhdimisht e monitorueshme. 

3.Çfarë duhet të përmbajë një plan biznesi: 

Titujt e mëposhtëm mbulojnë elementët thelbësorë që duhet të përfshihen në një rend logjik në çdo plan biznesi në mënyrë që të adresojë çështjet më të rëndësishmë që një investitor, bankë apo organizatë financiare do të duhet të sigurohet. 

a.    Tabela e përmbajtjes 
b.    Përmbledhja ekzekutive

Kjo duhet të jetë një përmbledhje e shkurtër e pjesës tjetër të planit dhe duhet të jetë jo më shumë se dy faqe e gjatë. është elementi i parë që një investitor do të lexojë kështu që duhet të jetë i shkruar qartë, duhet të angazhojë lexuesin dhe në mënyrë ideale, të sigurojë që plani do të jetë superior ndaj planeve të tjera të biznesit që një investitor ose huadhënës do të pranojë.

4.Çështjet kyçe: 

  • Çfarë e bën idenë tuaj të biznesit unike dhe i jep asaj një avantazh mbi bizneset dhe produktet e ngjashme? 
  • Çfarë përvoje kanë sipërmarrësit në tregun e tyre të synuar, nëpërmjet të cilës do të sigurojnë një financues mbi aftësine e tyre për ta bërë biznesin të suksesshëm?
  • A tregohet apo ilustrohet në plan nëse biznesi do të jetë i zbatueshëm dhe fitimprurës?
  • Kur dhe në ç’mënyrë do të ripaguhet dhënësi i kredisë apo huasë? Cilat janë planet që sigurojnë se investitori do të arrijë të marrë kthimin më të mirë të parave të investuara në rast shitjeje të biznesit në fjalë apo kur sipërmarrësit e biznesit të riblejnë aksionet e tyre në rastin e investimit të kapitalit? 

Përmbledhja ekzekutive duhet gjithashtu të përmbajë:

  1.  Detaje mbi produktet apo shërbimet e ofruara; 
  2.  Përmbledhje të tregut të synuar dhe konkurrencës; 
  3.  Shuma e financimit të nevojshëm dhe qëllimi; 
  4.  Shuma e parave të investuara nga sipërmarrësit e biznesit

5.Qëllimet, objektivat dhe vizioni i një plani biznesi

Investitorët do të duan të informohen mbi motivet dhe vizionin e sipërmarrësve dhe veçanërisht se si ata do ta zhvillojnë më tej biznesin, prandaj është e rëndësishme të merren parasysh pyetjet e mëposhtme: 

  • Cilat janë arsyet e fillimit të këtij biznesi?
  •  Cfarë synojnë të arrijnë sipërmarrësit nëpërmjet lancimit të këtij biznesi? 
  •  Do të plotësojë biznesi apo të zëvëndësojë të ardhurat kryesore të sipërmarrësve të tij? 
  •  Ku do të jetë biznesi në 5 vitet e ardhshme? 

Përcaktimi i vizionit do të ndihmojë në identifikimin e objektivave të qarta dhe sfiduese dhe do të përcaktojë se si këto objektiva do të zbatohen përgjatë evolimit të sipërmarrjes. 

6.Përshkrimi dhe qëllimi i biznesit 

Plani duhet të përcaktojë specifikisht se cfarë do të bëjë biznesi. Si do të diferencojnë produktet apo shërbimet e ofruara nga ato të konkurrentëvë në treg? Përshkrimi i biznesit duhet të japë një përmbledhje të qartë të qëllimit të biznesit dhe duhet të jetë lehtësisht i kuptueshëm nga klientet, stafi apo investitorët potencialë. 

7.Struktura ligjore 

Cfarë strukture ligjore do të ketë biznesi? A do të jetë sipërmarrësi pjesë e një ortakërie ose nje kompanie private të kufizuar? Këto vendime do të ndikojnë në detyrimin tatimor të sipërmarrësve dhe kështu do te kenë ndikim në rrjedhjen e parasë. 

8.Proceset e menaxhimit

Plani i biznesit do të duhet të marrë në konsideratë funksionet e mëposhtme kryesore të manaxhimit: 

  •     Shitjet dhe marketingun; 
  •     Financat; 
  •     Rekrutimi dhe personeli;
  •     Zhvillimi/burimi i produktit; 
  •     Procedurat ligjore; 
  •     Administrata 

Plani duhet të demonstrojë se si performanca e biznesit do të monitorohet dhe matet kundrejt objektivave dhe si do të koordinohen rolet e stafit. 

9.Strategjia e marketingut 

  •  Metodat e përdorura të marketingut për secilin nga segmentet e tregut të synuar; 
  •  Veprimet specifike të nevojshme për të arritur secilin segment; 
  •  Afati kohor për secilin aktivitet të marketingut; 
  •  Personat ose organizatat që do ta kryejnë atë; 
  • Buxheti i marketingut; 
  • Si do të rishikohet dhe monitorohet progresi?

10.Objektivat e shitjes 

Parashikmet e shitjeve duhet të përcaktohen sipas: 

  •  Shitjet e llojeve të ndryshme të produktit ose shërbimeve sipas sasisë dhe vlerës; 
  •  Shitjet nga grupe të ndryshme konsumatorësh apo territoresh;
  •  Shitjet nga kanale të ndryshme distribucioni apo reklamimi. 

11.Parashikimet financiare 

  •  Kosto e fillimit të biznesit;
  •  Buxheti personal i sipërmarrësve të biznesit; 
  •  Financimet shtesë; 
  •  Detaje mbi mënyrën e shpenizimit të fondeve; 
  •  Analiza break-even; 
  •  Parashikim i hollësishëm i rrjedhës së parasë i cili vlerëson se sa para do të jenë në dispozicion për cdo muaj;
  •  Parashikimi i fitim-humbjes ;
  •  Parashikimi i bilancit i cili jep një pamje të pozitës tregtare të biznesit në një pikë te caktuar në të ardhmen. 

12.Kerkesat operacionale të biznesit 

Si do të kthehet plani në veprim? 

  • Planifikimi operativ bazë duhet të mbulojë aspektet e mëposhtme të biznesit dhe të përfshijë një vlerësim të kostove të tyre: Detajet e objekteve dhe një plan-skemë;
  • Listë të pajisjeve të nevojshme dhe çmimin; Stafi – detaje se cilat role duhet të plotesohen duke përfshire përshkrimet e vendeve të punës;   Furnizuesit- detaje të furnizuesve dhe kushtet e kreditimit që do të ofrojnë; 
  • Pajtueshmëria- rregulloret në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë dhe çdo rregullore tjetër specifike së bashku me një demonstrim se si këto do të përmbushen; 
  • Licensimi- detajet e çdo licence apo leje që nevojitet për të tregtuar në linjën e propozuar të biznesit;
  • Sigurimi- deklaratë se çfare sigurimi kërkohet duke përfshirë detajet e poltikave përkatëse.

13.Nevojat e trajnimit 

Plani i biznesit duhet të përfshije detajet e çdo trajnimi përkatës të kryer dhe të nevojshëm për vazhdimësinë e biznesit. Kjo do të ndihmojë në identifikimin e mangësive të aftësive dhe mbledhjen e shpejtë të informacionit rreth ofruesve të trajnimeve dhe financimit të nevojshëm për këtë. Gjithashtu do të ndihmojë në buxhetimin për kostot e trajnimit në parashikimin e rrjedhjes së parasë. 

14.Risqet e biznesit 

  •  Mungesa e përvojës menaxhuese – mund të adresohet duke marrë mbështetje nga një këshilltar biznesi, mentor, kontabilist ose avokat; 
  •  Mungesa e historisë tregtare – vështirëson marrjen e kredisë;
  •  Pasiguritë ekonomike – për shembull, nëse kredisë së marrë i nënshtrohet interes, do të jetë e nevojshme të bëhen kontigjenca për rritjen e normës së interest; 
  •  Stafi; 
  •  Furnizuesit kryesorë ;
  •  Fokusimi tek një grup i vogel konsumatorësh; 
  •  Boxhet e këqija të klientëve të cilat çojnë në probleme të rrjedhës së parasë; 
  •  Vështirësitë e partneritetit; 
  •  Cështjet e pasigurisë; 
  •  Dështimi për të mbushur objektivat e shtijes; 
  •  Mungesa e burimeve në fazat kryesore të zhvillimit. 

15.Analiza PEST 

PEST është një akronim për – “ politikë, ekonomike, sociale dhe teknologjike”. Kjo analizë ofron një kuadër për rishikimin e biznesit në bazë të faktorëve të jashtëm që mund të ndikojnë në të ardhmen. Duke qënë të vetëdijshëm për tendencat dhe ndryshimet në mjedisin e biznesit të jashtëm, sipërmarrësit mund të fitojnë një avantazh konkurrues. 

16.Analiza SWOT 

SWOT është mjet planifikimi që përdoret për të kuptuar Sukseset, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet e ndërlidhura me një ndërmarrje. Metoda nënkupton përcaktimin e objektivit të ndërmarrjes ose të projektit dhe identifikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që janë mbështetës ose pengues për arritjen e këtij objektivi. SWOT përdoret shpesh si pjesë e procesit të planifikimit strategjik. 

17.Shtojcat 

Shtojcat duhet të përfshijnë të gjitha dokumentet që mbështesin planin, për shembull: 

  • CV të sipërmarrësve dhe punonjësve kryesorë; 
  • Certifikata për çdo kualifikim;
  • Kontrata të mundshme qiraje; 
  • Të dhënat e hulumtimit të tregut;  Parashikimet financiare; 
  • Detajet e çdo këshilltari profesional, furnizuesit kryesorë ose ofruesit e sigurimeve që janë angazhuar. 

Burimi: Bashkia Tiranë.

Keni një Pyetje ?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online