Njoftim për rifillimin e trajnimeve online për Fiskalizimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se trajnimet online për procesin e fiskalizimit do të vijojnë të kryhen çdo ditë, nga e Hëna në të Premte, në orën 12.00-14.30.

Trajnimet janë të aksesueshme pa regjistrim paraprak dhe secili pjesëmarrës në momentin e log-in apo gjatë zhvillimit të trajnimit duhet të vendosë edhe NIPT-in e subjektit/eve që përfaqëson.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të marrin pjesë të gjithë personat e interesuar, duke aksesuar linkun e mëposhtëm:

https://www.tatime.gov.al/c/424/454/kalendari-i-trajnimeve

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR