Plani për heqjen e tarifave të reduktuara. Çfarë u njoftua dhe çfarë vlen sot

Pikat kryesore
  • Ky artikull përshkruan një plan fiskal të njoftuar, jo një ligj në fuqi.
  • Plani parashikonte heqjen e disa tarifave të reduktuara dhe të përjashtimeve që nuk dhanë efektin e pritshëm.
  • Normat e reduktuara të TVSH-së, 6% dhe 10%, janë ende në fuqi sot.
  • Para çdo vendimi biznesi, norma verifikohet te neni 49 i ligjit nr. 92/2014, i ndryshuar.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Normat në fuqi u rikontrolluan te ligji nr. 92/2014, neni 49, i ndryshuar. Normat e reduktuara, faqja e burimit

Shënim i rëndësishëm. Ky tekst flet për një plan të shpallur në kuadrin fiskal afatmesëm, jo për një akt të miratuar. Plani nuk është zbatuar në formën e përshkruar.

Gjendja sot. Norma e reduktuar 6% vlen për akomodimin, agroturizmin e certifikuar, librat, reklamat në media audiovizive dhe disa kategori të tjera. Norma 10% vlen për inputet bujqësore, pra plehra, pesticide, fara dhe fidanë. Të dyja janë ende në fuqi dhe lista e plotë është te faqja jonë e normave të reduktuara të TVSH-së.

Çfarë ka ndryshuar vërtet. Norma 5% për prodhuesit e software-it skadoi më 31 dhjetor 2025, prandaj nga 1 janari 2026 ata tatohen me regjimin e përgjithshëm. Normat në fuqi për tatimin mbi fitimin janë te faqja e normave dhe pragjeve.

Qeveria parashikon që në dy vitet e ardhshme në kuadrin fiskal të eliminohen disa tarifa të reduktuara, përjashtime nga taksat direkte si dhe ato përjashtime që nuk kanë dhënë efektin e pritshëm. Në një dokument zyrtar mbi përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me direktavat e Bashkimit Europian pranohet se harmonizimi është një sfidë e vazhdueshme që kërkon gjithashtu edhe rritje të kapaciteteve operacionale dhe kompjuterizimit të administratës tatimore, çka ndikon në efikasitetin e saj.

Në këtë kontekst dokumenti sqaron se cilat do të jenë prioritetet dhe planet e Shqipërisë deri në vitin 2030 për përafrimin dhe plotësimin e kritereve të Bashkimit Europian në aspektin e tatimeve dhe duket se një prej tyre ka të bëjë me përjashtimet nga taksat.

“Bazuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar dhe iniciuar rishikimin e normave të reduktuara dhe përjashtimeve në ligjet tatimore, të cilat rrisin volumin e “shpenzimeve tatimore”, në këtë kuadër:

Gjatë vitit 2024 e në vazhdim do të miratohen ndryshime për eliminimin e tarifave të reduktuara dhe përjashtimet në tatimet direkte.

Gjatë vitit 2025 e në vijim, do të rishikohen përjashtimet aktuale në fushën e tatimit mbi vlerën e shtuar, me qëllim eliminimin e përjashtimeve që kanë përmbushur misionin e tyre, ose që kanë rezultuar të pasuksesshme gjatë zbatimit dhe nuk kanë dhënë efektin e pritur” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Kritikat e institucioneve ndërkombëtare

Përjashtimet nga taksat direkte apo nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar është kritikuar herë pas here nga institucionet ndërkombëtare duke e konsideruar këtë si një problem që e bën më të vështirë arkëtimin e të ardhurave dhe e bën më të lehtë mundësinë për evazion.

Ndër vite paketat fiskale të qeverive kanë parashikuar përjashtime kryesisht tek TVSH-ja por edhe në tatime direkte. Të tilla ishin më herët përjashtimet nga TVSH-ja për investitorët në energji, më pas një përjashtim me paktë të plotë ishte për investitorët me status të veçantë në turizëm dhe që sillnin një markë hoteliere ndërkombëtare diçka që ende vazhdon.

Kjo e fundit është një ndër politikat më të kritikuara për shkak se është etiketuar në jo pak raste si një formë që është shfrytëzuar nga ndërtues për të shmangur pagesën e taksave në ndërtime që nuk janë të destinuar për turizëm. Perjashtimet nderkohe jane te shumte nder vite dhe prekin nje sere sektoresh.

Burimi: Revista Monitor.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR