Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve procedurën ligjore mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të Ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
Tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me Udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese.
Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij.
Për të krijuar lehtësi tek tatimpageusit, formati ityre dotë jëtë i njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
- Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
- Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë);
- Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
- Kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
- Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2019 (analitik);
- Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
- Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, do të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.
Do të dorëzohen elektronikisht vetëm në version PDF (të skanuara), aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi.
Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2019 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), do të deklarohen në formatin excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.
Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” në nenin 3 pika 18, nga ana e tatimpaguesve duhet të deklarohet përpara dorëzimit të pasqyrave financiare, nëllogarinë e tyre në sistem, infomacioni si më poshtë:
- Hartuesi i pasqyrave financiare (bilanc), ekonomisti i punësuar, kontabilisti i miratuar i liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.Në formatin e dorëzimit të Bilancit Vjetor në menunë Kontabilitet, në llogarinë e tatimpaguesit në e-Filing janë shtuar tre fushat si më sipër.
- Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
- Rubrika e të ardhurave për t’u plotësuar gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare.
Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumentave shtesë janë si më poshtë:
=> Pasqyra e Pozicionit Financiar
=> Pasqyra e performancës pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve sipas natyres
=> Pasqyra e performancës pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve sipas funksionit
=> Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte
=> Pasqyra-e-flukseve-të-mjeteve-monetare-Direkte
=> Formati-per-Pasuri-te-Paluajtshme-Ndertesa