Shënim, shtator 2026. Ky është njoftim i vitit 2020 dhe i përket afatit 31 korrik 2020 për pasqyrat financiare të vitit fiskal 2019. Afati ka kaluar. Udhëzimi nr. 5, datë 30.01.2006, i përmendur më poshtë, është nxjerrë në zbatim të ligjit nr. 8438/1998 për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi dhe është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Çfarë dorëzohet sot, ku dhe deri kur, e mban faqja jonë për pasqyrat dhe afatin. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.
Së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
- raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
- inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
- inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
- kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
- inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
- Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare.
- Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.
- Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyrës.
- Pasqyra e pozicionit financiar.

