Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2020

Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, se brenda datës 31 Mars 2021, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2020. Formulari i Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i plotësuar në përputhje me shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare, dorëzohen në e-filing, llogarinë e deklarimit elektronik të çdo tatimpaguesi. Gjithashtu, në e-filing, në menunë Kontabilitet – Bilanci Vjetor, dorëzohen edhe Pasqyrat financiare dhe anekset përkatëse. Forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese, do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
  • Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow);
  • Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
Dokumentacioni shtesë, i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
  • Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik);
  • Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
  • Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
Formati elektronik i kërkuar:
  • Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata material, në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
  • Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.
  • Aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi, vetëm në version PDF (të skanuara).
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), në formatin Excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.
Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti – Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe informacionin e kërkuar, në lidhje me:
  1. Hartuesin i pasqyrave financiare (bilanc), ekonomistin e punësuar, kontabilistin e miratuar të liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.
  2. Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
  3. Rubrikën e të ardhurave.
Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumenteve shtesë janë si më poshtë:
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
  • Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
  • Formati per Pasuri te Luajtshme  (Makina).xlsx
  • Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx
Shkarko dokumentet: Format raportimi IFRS_Biznes me interes publik Format raportimi SKK2_I Mesem dhe i Madh Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina) Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa) Formati raportimit SKK15_Mikro dhe i Vogel Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002. Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.