Njoftim mbi shtyrjen e afatit për dorëzimin e inventarit analitik

AlProfit Consult Zyrë Kontabiliteti

Për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije shtyrjen e afatit për dorëzimin e inventarit analitik për në datën 10.01.2020. Njoftimi i mëparshëm kishte përcaktuar afatin e dorëzimit të inventarit datën 05.01.2019.

Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”; tatimpaguesit duhet të depozitojnë inventarin analitik të datës 31.12.2019.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 10.1.2020. Tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.