TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për mundësinë e rishikimit të kësteve të tatimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj, ka bërë me dije tatimpaguesit mbi mundësinë e kërkesës për rivlerësimin e kësteve të parapagimit të tatim fitimit. Më poshtë do të gjeni njoftimin e plotë:

“Sqarim mbi disa lajme, që kanë krijuar keqkuptime për Biznesin

DPT: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

 
“Udhëzojmë tatimpaguesit, që në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për rishikim këstesh, për tatim të drejtë”

Me qëllim parësor mirëinformimin e tatimpaguesve dhe të publikut të gjerë dhe për të ndaluar dezinformimin në media, Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.

Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.

Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.”

Lexo më shumë https://alprofitconsult.al/dispozita-te-mbledhjes-se-tatimit-mbi-fitimin-ndryshimet-ligjore-pas-janar-2024/ mbi mënyrën e llogaritjes së kësteve të tatimit, deklarimin dhe e drejta për të kërkuar rishikimin e kësteve të tatimit mbi fitimin.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online