TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për përditësim në e-filing të të dhënave të adresave të tatimpaguesve

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se duhet të përditësojnë, në sistemin e-filing, të dhënat e tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi.

Në llogarinë e deklarimit elektronik, e-filing në tatime.gov.al, në menunë E-filing Im/ Profili Im/ Adresa, prej datës 1 Tetor 2020, ju do të keni mundësinë që, me disa hapa të thjeshtë, të plotësoni informacionin e kërkuar në lidhje me pronësinë e mjedisit/eve ku ushtroni aktivitet, dokumentin përkatës, sipërfaqen, natyrën e aktivitetit si dhe të jepni të dhëna mbi kontratat e lidhura për furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Kërkesat e mësipërme bazohen në kërkesat e Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore”, i ndryshuar, neni 23, pika 1, si dhe të Ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, në bazë të të cilave Administrata tatimore kërkon, nga çdo subjekt tatimpagues, informacione të detajuara lidhur me çdo adresë apo vend ushtrimi biznesi të regjistruar.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të përditësojnë menjëherë, në mënyrë vullnetare, informacionin e kërkuar, brenda datës 1 nëntor 2020. Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundërvajtje administrative.

Për çdo pyetje apo informacion të nevojshëm mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve, në orarin: 08.00 – 16.30 e hënë – e enjte dhe 08.00 – 14.00 e premte, mund të shkruani në shërbimin LiveChat në faqen zyrtare të internetit të Administratës Tatimore dhe të telefononi në numrat e kontaktit të Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT  https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Shkarko Manual per plotesimin e detajeve te pronesise se objektit te ushtrimit te aktivitetit

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online