TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për shtyrjen e afatit të përditësimit në e-filing, të të dhënave të adresave të tatimpaguesve

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit që janë të përfshirë në procesin e rifreskimit në sistemin e-filing, të dhënave të tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi, se afati për plotësimin e këtyre të dhënave shtyhet deri në datë 1 dhjetor 2020. Më herët, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ishte njoftuar se ky afat ishte data 01 Nëntor 2020.

Administrata Tatimore falënderon tatimpaguesit për të gjitha sugjerimet për përmirësimin e cilësisë së të dhënave në këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjitha palët e përfshira. Të gjithë tatimpaguesit që do të hasin vështirësi të komunikojnë nëpërmjet email-it me strukturat e shërbimit të tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore, subjekt të së cilës janë. Problematika që do parashtrohet nëpërmjet email-it, duhet të jetë e shoqëruar me pamje print screen të problematikës.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të përditësojnë, në mënyrë vullnetare, informacionin e kërkuar, brenda datës 1 dhjetor 2020. Mosdhënia e këtij informacioni konsiderohet kundravajtje administrative.

Për çdo pyetje apo informacion të nevojshëm mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve, në orarin: 08.00 – 16.30 e hënë – e enjte dhe 08.00 – 14.00 e premte, mund të shkruani në shërbimin LiveChat në faqen zyrtare të internetit të Administratës Tatimore dhe të telefononi në numrat e kontaktit të Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT .

Burimi: Drejtoria e  Përgjithshme e Tatimeve.

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online