Njoftim për tatimpaguesit që regjistrohen për herë të parë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve që regjistrihen për herë të parë, detyrimet ligjore që iu lindin nga ligji Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar

Subjektet që do të regjistrohen për herë të parë, do të duhet detyrimisht të marrin masat për respektimin e dispozitave rregulluese në fuqi.

Në momentin e regjistrimit tatimpaguesi duhet të marrë minimalisht masat paraprake për regjistrimin e të dhënave të detyrueshme në Platformën Qendrore të Faturave si dhe masat si vijon:

✔ Aplikimin për Certifikatë Elektronike, e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania.

✔ Lidhjen e një kontrate me një shoqëri të certifikuar për blerjen e zgjidhjes Softuerike të Fiskalizimit që do të përdorë.

Vetëm nëse ka përmbushur minimalisht kërkesat si më sipër, deri në momentin e implementimit të plotë të zgjidhjes softuerike mund të vijojë të lëshojë fatura nga blloku i dëftesave tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ketë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese, për të gjitha subjektet gjatë gjithë vitit 2021 përsa i përket Fiskalizimit.

Në këtë kuadër është përgatitur edhe një plan masash, i bazuar në informacionin mbi statusin e Fiskalizimit të çdo subjekti, me qëllim kuptimin e problematikës dhe dhënien e suportit nga ana e Administratës Tatimore.   

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.