TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni G – Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

SEKSIONI G – TREGTIA ME SHUMICË DHE ME PAKICË; RIPARIMI I AUTOMJETEVE DHE MOTORÇIKLETAVE

Ky seksion përfshin shitjen me shumicë dhe pakicë (shitje pa transformim) të të gjitha llojeve të mallrave, dhe kryerjen e të gjitha shërbimeve në lidhje me shitjen e mallrave. Shitja me shumicë dhe pakicë janë fazat për- fundimtare të shpërndarjes së mallrave. Gjithashtu në këtë seksion janë përfshirë edhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave.

Shitja pa transformim përfshin fazat e zakonshme të punës (ose manovrimet) që lidhen me tregtinë, për shem- bull, klasifikimin, rigrupimin dhe grumbullimin e mallrave, përzjerjen e mallrave (për shembull rërë), mbushjen në shishe (me ose pa pastrimin e shisheve) paketimin, thyerjen dhe ripaketimin për shpërndarje në pako më të vogla, ruajtja (të ngrira, të freskta ose jo), pastrimi dhe tharja e prodhimeve bujqësore, prerja e fibrave prej druri ose e fletëve metalike si aktivitete të dyta.

Ndarja 45 përfshin të gjitha aktivitetet që lidhen me shitjen dhe riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, ndërsa ndarja 46 dhe 47 përfshin të gjitha aktivitetet e tjera të shitjeve. Dallimi midis ndarjes 46 (Tregti me shumicë) dhe ndarjes 47 (Tregti me pakicë) mbështetet në llojin kryesor të klientit. Tregtia me shumicë është rishitja (shitje pa transformim) e mallrave të reja ose të përdorura ndaj shitësve me pakicë, ndaj përdoruesve industrialë, tregtarë, institucionalë, ose profesionalë, ose ndaj shitësve të tjerë me shumicë, ose ndërmjetësimi në blerjen dhe shitjen e mallit ose shitjen e mallit personave apo ndërmarrjeve.

Llojet kryesore të ndërmarrjeve të përfshira janë tregtarët me shumicë p.sh tregtarë ekskluzive të mallrave që ata shesin, distributorë industrialë, eksportues, importues, degë shitje dhe zyra shitje (por jo dyqane të shitjes me pakicë) që mbahen nga njësitë e prodhimit ose njësitë e minierave veçmas nga uzinat e tyre ose minierat për qëllime të marketingut të produkteve të tyre dhe që nuk marin thjesht urdhëra për të furnizuar direkt nga uzinat ose minierat.

Gjithashtu përfshirë janë edhe ndërmjetësit për shitjen e mallrave dhe produkteve, agjentët dhe grumbulluesit, blerësit dhe shoqatat e kooperativave që meren me marketingun e produkteve të fermave.

Tregtarët me shumicë shpesh fizikisht i mbledhin, paketojnë dhe klasifikojnë mallrat në sasi të mëdha, e cop- tojnë mallin e ripaketojnë dhe e rishpërndajnë në sasi më të vogla, p.sh farmaceutike; depozitojnë,ngrijnë, shpërndajnë,dhe vendosin mallrat, merren me promovimin e shitjeve për klientët e tyre dhe për dizenjimin e firmës.

Shitja me pakicë është rishitja (shitje pa transformim) të mallrave të reja dhe të përdorura kryesisht nga klientët për konsum ose përdorim familjar, nga dyqanet, magazinat e mëdha, shtëpitë e porosive me postë, tregtarëve shëtitës, shitësve me pakicë, kooperativave konsumatore, shitjeve me ankand etj. Shumica e tregtarëve me pakicë e marrin emrin nga malli që ata shesin, por disa veprojnë si agjentë për një shitës kryesor dhe shesin ose në formën e dorëzimit në dorë të mallit ose me bazë komisioni.

45           Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Kjo ndarje përfshin të gjitha aktivitetet (përveç prodhimit dhe dhënies me qira) të lidhura me automjetet dhe motorcikletat, përfshirë kamionët dhe maunet si edhe tregtia me shumicë dhe pakicë e mjeteve të reja dhe të përdorura, riparimi dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë i pjesëve dhe aksesorëve për automjete dhe motorcikleta. Gjithashtu këtu përfshihen edhe aktivitetet e agjentëve e komisionerëve të përfshirë në shitjen me shumicë ose pakicë të automjeteve.

Kjo ndarje përfshin edhe veprime të tilla si larje, pastrim të automjeteve etj.

Kjo ndarje nuk përfshin shitjen me pakicë të karburantit të automjeteve dhe produkteve lubrifikantë ose ftohës ose dhënien me qira të automjeteve dhe motorçikletave.

45.1       Tregtia e automjeteve

45.11    Tregtia e veturave dhe automjeteve me fuqi motorike të vogël

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të veturave dhe automjeteve të reja dhe të përdorura:
    • automjete pasagjerësh, përfshirë automjete të specializuar për pasagjerë si ambulancë dhe minibuse etj. (më pak se 3.5 ton)

Kjo klasë gjithashtu përfshin :

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të automjeteve të rënda si jeeps (më pak se 3.5 ton)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve, shih 45.3
  • dhënien me qira të automjeteve me shofer, shih 49.39
  • dhënien me qira të automjeteve pa shofer, shih 77.11
45.19    Tregtia e automjeteve të tjerë

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë te mjeteve të reja dhe të përdorura:
  • kamionë, rimorkio dhe gjysmë rimorkio
  • mjete kampingu si rulota-shtëpi dhe mjete-shtëpi

Kjo klasë përfshin gjithashtu:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të automjeteve off-road (më shumë se 3.5 ton)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të pjesëve dhe aksesorëve për automjete, shih 45.3
  • dhënien me qira të kamionëve me shofer, shih 49.41
  • dhënien me qira të kamionëve pa shofer, shih 77.12

45.2      Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve

45.20    Mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve

Kjo klasë përfshin :

  • mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve:
    • riparime mekanike
    • riparime elektrike
    • riparimet e sistemeve elektronike
    • servis i zakonshëm
    • riparimi i karrocerisë
    • riparimi i pjesëve të motorrit
    • larje, pastrim etj.
    • lyerje dhe shkëlqim
    • riparimi i ndarëseve dhe dritareve
    • riparimi i ndenjëseve të automjetit
  • riparimin e gomave dhe kamardareve, montimi ose zëvendësimi
  • trajtimin kundër ndryshkut
  • instalimin e pjesëve dhe aksesorëve jo si pjesë e procesit të prodhimit.

Kjo klasë nuk përfshin :

  • rishitjen dhe riformimin e gomave, shih 22.11

45.3      Tregtia e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve

45.31     Tregtia me shumicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumice të të gjitha pjesëve, komponentëve, pajisjeve, veglave dhe aksesorëve për automjete si :
    • gomat dhe dhe kamardaret për gomat
    • kandele, bateri, pajisje ndriçimi dhe pjesë elektrike
45.32     Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të të gjitha pjesëve, komponentëve, pajisjeve, veglave dhe aksesorëve për automjete si:
    • gomat dhe dhe kamardaret për gomat
    • kandele, bateri, pajisje ndriçimi dhe pjesë elektrike Kjo klasë nuk përfshin:
    • shitjen me pakicë të karburantit të automjeteve, shih 47.30

45.4      Shitja, mirëmbajtja dhe riparimi i motorçikletave dhe pjesëve e aksesorëve të tyre

45.40    Shitja, mirëmbajtja dhe riparimi i motorçikletave dhe pjesëve e aksesorëve të tyre

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë dhe pakicë të motorçikletave përfshirë biçikletat me motor
  • shitjen me shumicë dhe pakicë të pjesëve dhe aksesorëve të motorçikletave (përfshirë agjentët me komision dhe shtëpive për porosi me postë)
  • mirëmbajtjen e motorçikletave

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të biçikletave dhe pjesëve dhe aksesorëve të tyre, shih 46.49
  • shitjen me pakicë të biçikletave dhe pjesëve dhe aksesorëve të tyre, shih 47.64
  • dhënien me qira të motorçikletave, shih 77.39
  • riparimin dhe mirëmbajtjen e biçikletave, shih 95.29

46           Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motorçikletave

Kjo ndarje përfshin shitjen me shumicë për llogari të vet ose me pagesë në bazë kontrate (komisione tregtare) lidhur me shitjen me shumicë të brendëshme si edhe shitjen me shumicë ndërkombëtare (import/export).

Kjo ndarje nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të mjeteve motorike, furgonëve dhe motorçikletave, shih 45.1, 45.4
  • shitjen me shumicë të aksesorëve të mjeteve motorrike, shih 45.31, 45.40
  • dhënien dhe marrjen me qira të mallrave, shih ndarjen 77
  • paketimin e mallrave të ngurtë dhe ambalazhimi në shishe i produkteve të lënghëm ose të gaztë përfshirë përzjerjen ose filtrimin për të tretë, shih 82.92

46.1        Aktivitete të ndërmjetësimit në shitjen me shumicë

Ky grup përfshin:

  • aktivitetin e ndërmjetësimit dhe tregtimit me shumicë në emër dhe për llogari të të tjerëve.
  • aktivitetin e ndërmjetësve të përfshirë në takimet e blerësve dhe shitësve për të ndërmarrë transaksione tregtarë në emër të aktivitetit kryesor, përfshirë internetin.

Ky grup gjithashtu përfshin:

  • aktivitetin e shtëpive të shitjes me shumicë me ankand, përfshirë internetin
46.11          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e lëndëve të para bujqësore si dhe kafshëve të gjalla, lëndëve të para tekstile si dhe mallrave gjysmë te gatshme

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e lëndës së parë bujqësore, kafshëve të gjalla, lëndës së parë tekstile dhe mallrave gjysmë të gatshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë jo në dyqan, shih 47.99
46.12          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit, mineraleve, metaleve dhe kimikateve industriale

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e karburantit, mineraleve, metaleve dhe kimikateve industriale përfshirë plehrat kimike

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 to 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.13          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e lëndës drusore dhe materialeve të ndërtimit

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e lëndës drusore dhe materialeve të ndërtimit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 to 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.14          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe avionëve

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e makinerive, përfshirë makineri dhe kompjutera zyre, pajisje industriale, anije dhe avionë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e mjeteve motorike, shih 45.1
  • aktivitetin e ankandeve për mjete motorike, shih 45.1
  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.5, 46.6
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.15          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e mobiljeve mallrave shtëpiakë, artikuj elektronikë dhe hekurishte

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e mobiljeve mallrave shtëpiakë, artikuj elektronikë dhe hekurishte

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.16          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e tekstileve, veshjeve, peliçeve, këpucëve, dhe artikujve prej lëkure

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e tekstileve, veshjeve, peliçeve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.17          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e mallrave ushqimorë, pijeve dhe duhanit

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin për shitjen e ushqime, pije, duhan

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
46.18          Aktivitete të ndërmjetësimit të specializuar për shitjen e produkteve të veçantë ose grupe produktesh p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • ndërmjetësimin e specializuar për shitjen e grupeve të veçantë produktesh të paklasifikuar në vend tjetër

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99
  • aktivitetin e agjentëve të sigurimit, shih 66.22
  • aktivitetin e agjentëve të pasurive të patundëshme, shih 68.20
46.19          Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e një varieteti mallrash

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë në emër të vet, shih 46.2 deri 46.9
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan, shih 47.99

46.2      Tregtia me shumicë e lëndëve të para bujqësore dhe kafshëve të gjalla

46.21     Tregtia me shumicë e drithrave, duhanit të papërpunuar, farërave dhe ushqimit të kafshëve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të drithrave dhe farave
  • shitjen me shumicë të frutave vajore
  • shitjen me shumicë të duhanit të papërpunuar
  • shitjen me shumicë të ushqimit për kafshët, mbeturinave dhe mbetjet dhe nën–produktet e përdorura për ushqimin e kafshëve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë e fibrave tekstile, shih 46.76
46.22     Tregtia me shumicë e luleve dhe bimëve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të luleve dhe bimëve
46.23     Tregtia me shumicë e kafshëve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të kafshëve
46.24     Tregtia me shumicë e gëzofit e lëkurës

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të gëzofit e lëkurës

46.3      Tregtia me shumicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit

46.31     Tregtia me shumicë e frutave dhe perimeve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve të freskëta
  • shitjen me shumicë të frutave dhe perimeve të konservuara
46.32     Tregtia me shumicë e mishit dhe produkteve të mishit

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të mishit dhe produkteve të mishit
46.33     Tregtia me shumicë e produkteve bulmetore, vezëve, dhe vajit të gatimit e yndyrnave

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të produkteve bulmetore
  • shitjen me shumicë të vezëve
  • shitjen me shumicë të vajit dhe yndyrnave të ngrënëshme me origjinë bimore ose shtazore
46.34     Tregtia me shumicë e pijeve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të pijeve alkoolike
  • shitjen me shumicë të pijeve jo alkoolike

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • blerjen e verës në sasi të madhe dhe ambalazhimi në botë ose shishe pa transformim

Kjo klasë nuk përfshin:

  • përzjerjen e verës ose alkoolit të distiluar, shih 11.01, 11.02
46.35     Tregtia me shumicë e produkteve të duhanit

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë e produkteve të duhanit
46.36     Tregtia me shumicë e sheqerit, çokollatës dhe ëmbëlsirave

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të sheqerit, çokollatës dhe ëmbëlsirave
  • shitjen me shumicë të produkteve të furrave pjekëse (bukë, biskota etj)
46.37     Tregtia me shumicë e kafes, çajit, kakaos dhe erëzave

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave
46.38     Tregtia me shumicë e artikujve të tjerë të specializuar ushqimorë, përfshirë peshkun, krustacet dhe molusqet

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të peshkut, krustacet dhe molusqet ( të freskëta, të ngrira, të konservuara, të thara) si dhe produktet e tyre
  • shitjen me shumicë të produkte të tjera ushqimore si: produktet dietetike, kripë, uthull, makarona, miell, mjaltë, maja, etj

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të ushqimit për kafshë shtëpiake
46.39     Tregtia me shumicë jo e specializuar e artikujve ushqimorë, pije dhe duhan

46.4      Tregtia me shumicë e artikujve shtëpiakë

Ky grup përfshin:

– shitjen me shumicë të artikujve shtëpiakë, përfshirë tekstilet

46.41     Tregtia me shumicë e tekstileve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të fillit
  • shitjen me shumicë të metrazheve
  • shitjen me shumicë të pëlhurave shtëpiake si perde, mbulesa, peshqira etj.
  • shitjen me shumicë të kinkalerive për tekstile: gjilpëra, shtiza, fije etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të fibrave tekstile, shih 46.76
46.42     Tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të veshjeve, përfshirë veshje sportive
    • shitjen me shumicë të aksesorëve si doreza, kravata dhe rripa
    • shitjen me shumicë të këpucëve
    • shitjen me shumicë të artikujve prej gezofi
    • shitjen me shumicë të çadrave

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të bizhuterive, shih 46.48
    • shitjen me shumicë të artikujve prej lëkure, shih 46.49
    • shitjen me shumicë të artikujve sportive si çizme për ski etj, shih 46.49
46.43     Tregtia me shumicë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe radio e televizorë

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të pajisjeve elektroshtëpiake
    • shitjen me shumicë të radiove dhe televizorëve
    • shitjen me shumicë të artikujve fotografike dhe optike
    • shitjen me shumicë të paisjeve elektrike për ngrohje
    • shitjen me shumicë të shiritave audio dhe video të regjistruar, CD, DVD Kjo klasë nuk përfshin:
    • shitjen me shumicë të shiritave audio dhe video të paregjistruar, CD, DVD, shih 46.52
    • shitjen me shumicë të makinave qepëse
46.44     Tregtia me shumicë e porcelaneve, qelqurinave dhe lëndëve të pastrimit të tyre

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të porcelaneve dhe qelqurinave
    • shitjen me shumicë të lëndëve të pastrimit
46.45     Tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të artikujve të parfumerisë, kozmetikës dhe sapunëve
46.46     Tregtia me shumicë e artikujve farmaceutike

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të artikujve farmaceutike, mjeksore, ortopedike, dentare
46.47     Tregtia me shumicë e mobiljeve, qilimave dhe pajisjeve të ndriçimit

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të mobiljeve për shtëpi
  • shitjen me shumicë të qilimave
  • shitjen me shumicë të pajisjeve të ndriçimit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të mobiljeve të zyrave, shih 46.65
46.48     Tregtia me shumicë e orëve dhe bizhuterive

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të orëve dhe bizhuterive
46.49     Tregtia me shumicë e artikujve të tjerë shtëpiakë

Kjo klasë përfshin :

  • shitjen me shumicë të artikujve të drurit, shporterisë, dru tape, etj
  • shitjen me shumicë të biçikletave dhe pjesëve të aksesorëve të tyre
  • shitjen me shumicë të kinkalerive, librave, revistave dhe gazetaveshitjen me shumicë të artikujve prej lëkure dhe aksesorëve për udhëtimshitjen me shumicë të instrumentave muzikorë, lojrave, lodrave dhe artikujve
  • shitjen me shumicë të artikujve sportive, përfshirë veshjet specialë sportive si psh. çizme për ski etj.

46.5      Tregtia me shumicë e pajisjeve të informacionit dhe teknologjisë së komunikimit (ICT)

Ky grup përfshin shitjen me shumicë të pajisjeve të informacionit dhe teknologjisë së komunikimit (ICT), p.sh. kompjutera, pajisje të telekomunikacionit dhe pjesëve të tyre.

46.51     Tregtia me shumicë e kompjuterave, pajisjeve periferike të kompjuterave dhe programeve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të kompjuterave dhe pajisjeve periferike të kompjuterave
  • shitjen me shumicë të programeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të pjesëve elektronike, shih 46.52
  • shitjen me shumicë të pajisjeve dhe makinerive të zyrave, (përveç kompjuterave dhe pajisjeve periferike të kompjuterave), shih 46.66
46.52     Tregtia me shumicë e pajisjeve elektronike dhe të telekomunikacionit dhe pjesëve të tyre

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të valvolave dhe tubave elektronikë
  • shitjen me shumicë të pajisjeve gjysmëpërçuese
  • shitjen me shumicë të mikroçipeve dhe qarqeve të integruarshitjen me shumicë të qarqeve të stampuarshitjen me shumicë të shiritave audio dhe video të paregjistruar dhe të disketave, disqeve manjetikë dhe optike(CD, DVD)
  • shitjen me shumicë të pajisjeve telefonike dhe të komunikimit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të shiritave audio dhe video të regjistruar, CD, DVD, shih 46.43
  • shitjen me shumicë të kompjuterave dhe pajisjeve periferike të kompjuterave, shih 46.51

46.6      Tregtia me shumicë e makinerive, pajisjeve e pjesëve të tjera

Ky grup përfshin shitjen me shumicë të makinerive të specializuara, pajisjeve dhe pjesëve për të gjitha llojet e industrive dhe makinerive me përdorim të përgjithshëm.

46.61     Tregtia me shumicë e makinerive bujqësore, pajisjeve dhe pjesëve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinerive bujqësore dhe pajisjeve:
    • plugje, shpërndarësve të plehut organik, makinave mbjellëse
    • makinat korrëse
    • makinat shirësë
    • makinat mjelëse
    • makinat e mbajtjes së pulave dhe makinave mbajtësë të bletëve
    • traktorë për t’u përdorur në bujqësi dhe pyje

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinave kositëse të barit
46.62     Tregtia me shumicë e veglave të makinerive

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të veglave të makinerive të çdo lloji dhe për çdo lloj materiali

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të veglave të makinerive të komanduara nga kompjuteri
46.63     Tregtia me shumicë e makinerive të minierave, ndërtimit, dhe përpunime inxhinierike

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinerive të minierave, ndërtimit dhe përpunime inxhinierike
46.64     Tregtia me shumicë makinerive të industrisë tekstile dhe të makinerive qepëse e thurëse

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinerive për industrinë tekstile dhe të makinerive qepëse e thurëse

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinerive të komanduara me kompjuter për industrinë tekstile, qepëse e thurëse.
46.65     Tregtia me shumicë e mobiljeve të zyrave

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të mobiljeve të zyrave
46.66     Tregtia me shumicë e makinerive dhe pajisjeve të tjera të zyrave

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të makinerive dhe pajisjeve të zyrave përveç kompjuterave dhe pajisjeve periferike të kompjuterave

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të kompjuterave dhe pajisjeve periferike të kompjuterave, shih 46.51
  • shitjen me shumicë të pjesëve elektronike dhe telefonike pajisjeve të komunikimit, shih 46.52
46.69    Tregtia me shumicë e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të pajisjeve të transportit përveç mjeteve motorike, motorçikletave dhe biçikletave
  • shitjen me shumicë të linjave të prodhimit të robotëve
  • shitjen me shumicë të përcjellësve, çelsave dhe të tjerave pajisje instalimi për përdorim industrial
  • shitjen me shumicë të materialeve të tjera elektrikë si motorë elektrikë, transformatorë
  • shitjen me shumicë të makinerive të tjera të pa klasifikuara në vend tjetër për përdorim në industri (përveç në miniera, ndërtim punime inxhinierike dhe industrinë tekstile), tregti dhe lundrim

e shërbime të tjera.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të instrumentave dhe pajisjeve matëse

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të mjeteve motorike, kamionëve dhe furgonëve, shih 45.1
  • shitjen me shumicë të pjesëve të mjeteve motorike, shih 45.31
  • shitjen me shumicë të motorçikletave, shih 45.40
  • shitjen me shumicë të biçikletave, shih 46.49

46.7      Tregti të tjera me shumicë të specializuara

Ky grup përfshin tjetër tregti me shumicë të specializuara të paklasifikuar në grupe ose ndarje të tjera. Ky grup përfshin shitjen me shumicë të produkteve ndërmjetës, përveç atyre bujqësore, veçanërisht jo për përdorim shtëpiak.

46.71     Tregtia me shumicë e lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta ose të gazta dhe produkteve të lidhura me to

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta ose të gazta dhe produkteve të lidhur me to

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me shumicë të karburantit të automjeteve, grasos, lubrifikantëve, vajrave si:
  • qymyr druri, qymyr, koks, dru zjarri, vajguri, naftë e papërpunuar, naftë, benzinë, vajguri, gaze të lëngshëm të naftës, gazit propan butan, vajra lubrifikant, produkte të naftës

të rafinuar etj të kësaj natyre.

46.72     Tregtia me shumicë e metaleve dhe mineraleve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të mineraleve ferrore dhe jo-ferrore
  • shitjen me shumicë të metaleve ferrore dhe jo-ferrore në forma fillestare
  • shitjen me shumicë të produkteve metalike ferrore dhe jo-ferrore të paklasifikuar në vend tjetër
  • shitjen me shumicë të arit dhe metaleve të tjerë të çmuar

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të skrapit të metalit, shih 46.77
46.73     Tregtia me shumicë e drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të drurit të papërpunuar
  • shitjen me shumicë të produkteve nga përpunimi fillestar i drurit
  • shitjen me shumicë të bojrave dhe vernikëve
  • shitjen me shumicë të materialeve të ndërtimit:
    • rërë, zhavorr, suva, tulla, çimento etj
  • shitjen me shumicë të letrës murale dhe mbulesave të dyshemesë (linoleume, mokete)
  • shitjen me shumicë të fletëve të xhamit
  • shitjen me shumicë të pajisjeve hidrosanitare:
  • banja, vaska, tualete dhe të tjera pajisje sanitare prej porcelani
  • shitjen me shumicë të parafabrikateve për banesë
46.74     Tregtia me shumicë e pjesëve elektronike, pajisjeve hidraulike dhe të ngrohjes dhe pjesëve të tyre

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të pjesëve elektronike dhe bravave
  • shitjen me shumicë të armaturave dhe orendive të fiksuara
  • shitjen me shumicë të ngrohësve të ujit
  • shitjen me shumicë të pajisjeve për instalimin e pajisjeve hidrosanitare:
    • tuba, qyngje, armature, rubineta, T-pjesë, bashkuesve, tuba plastikë (gome) etj.
  • shitjen me shumicë të veglave si çekiç, sharra, kaçavida, dhe të tjera vegla dore
46.75     Tregtia me shumicë e produkteve kimikë

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të kimikateve industrialë:
    • anilinenë, bojë shtypi, vajra esencialë, gaze industrialë, ngjitës kimikë, lëndë ngjyrosëse, rrëshirë sintetike, metanol, parafin, dekorues dhe aromatizues, sodë industriale,

kripë industriale, acide dhe sulfure, etj.

  • shitjen me shumicë të plehrave kimikë dhe produkte të tjera kimike për bujqësinë
46.76     Tregtia me shumicë e produkteve të tjerë ndërmjetës

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të materialeve plastikë në forma fillestare
  • shitjen me shumicë të gomës, kauçukut
  • shitjen me shumicë të fibrave tekstile etj.shitjen me shumicë të letrës në sasi të madhe
  • shitjen me shumicë të gurëve të çmuar
46.77     Tregtia me shumicë e mbeturinave dhe skrapit

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me shumicë të mbeturinave metalike dhe jo–metalike, skrapit dhe materialeve për riciklim, përfshirë mbledhjen, nxjerrjen, ndarjen, prerjen e gjërave të përdorura si veturat për të përftuar pjesë të ripërdorëshme, paketimi dhe ripaketimi, grumbullimi dhe shpërndarja, por pa një proces të vërtetë transformimi. Si rezultat mbeturina e shitur dhe e blerë ka një vlerë.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • çmontimin e automjeteve, kompjuterave, televizionëve dhe pajisjeve të tjera për të përftuar dhe shitur pjesë të ripërdorshme.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • mbledhjen e mbeturinave shtëpiake dhe industriale, shih 38.1
  • trajtimin e mbetjeve, jo për një përdorim të mëtejshëm në një proçes prodhimi, por me qëllim hedhjen, shih 38.2
  • përpunimin e mbeturinave, skrapit dhe artikujve të tjerë në lëndë të para sekondare kur kërkohet një proces i vërtetë transformimi (lënda e parë sekondare është për përdorim të drejtpërdrejtë në një proces prodhimi industrial, por nuk është një produkt përfundimtar), shih 38.3.çmontimin e automjeteve, kompjuterave, televizionëve dhe pajisjeve të tjera për material për përpunim, shih 38.31çmontimin e anijeve, shih 38.31çoptimin e veturave me mjete mekanike, shih 38.32
  • shitjen me pakicë të mallrave të përdorur, shih 47.79

46.9      Tregtia me shumicë jo e specializuar

46.90    Tregtia me shumicë jo e specializuar

Kjo klasë përfshin:

– shitjen me shumicë të njëllojshmërie mallrash pa specializim të posaçëm

47           Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motorçikletave

Kjo ndarje përfshin rishitjen (shitje pa transformim) e mallrave të reja ose të përdorura kryesisht ndaj publikut të gjerë për konsum ose përdorim personal ose shtëpiak, nga dyqanet, magazinat tregtare, shtëpitë e shitjes me porosi me internet, shitës ambulantë dhe kooperativa të konsumatorëve etj.

Tregtia me pakicë klasifikohet së pari sipas tipit të dyqanit të shitjeve (shitje me pakicë në dyqane: grupet 47.1 deri 47.7; shitje me pakicë jo në dyqane: grupet 47.8 dhe 47.9). Shitja me pakicë përfshin shitjen me pakicë të mallrave të përdorur (klasa 47.79). Për shitje me pakicë në dyqane ka një tjetër dallim midis dyqaneve të spe- cializuar për shitje me pakicë (grupet 47.2 deri 47.7) dhe atyre jo të specializuar të shitjeve me pakicë (grupet 47.1). Grupet e mësipërme janë ndarë më tej sipas llojit të produktit të shitur. Shitjet jo nëpërmjet dyqaneve ndahen sipas formës së tregtisë, si tregti me pakicë në stenda dhe tregje (grupi 47.8) dhe të tjera shitje jo në dyqane, p.sh. me porosi me internet, derë më derë, nëpërmjet makinave ku shitet etj. (grupet 47.9)

Mallrat që shiten në këtë ndarje janë për arsye normale të kufizuara ndaj kërkesave të konsumatorit dhe prandaj në shitjen me pakicë nuk bëjnë pjesë drithërat, mineralet, makineritë dhe pajisjet industriale etj. Kjo ndarje gjithashtu përfshin njësi që merren me shitjen ndaj publikut të gjerë, nga mallrat e ekspozuara, produkte të tilla si makina shkrimi, artikuj shkrimi, bojë ose orendi druri, megjithëse këto shitje mund të mos jenë mallra të konsumit personal ose shtëpiakë. Mund të përfshihen këtu edhe disa përpunime të mallrave por që nuk janë karakteristike për shitjen.

Kjo ndarje gjthashtu përfshin shitjen me pakicë me agjentë me komision dhe shitjet me pakicë me ankand. Kjo ndarje nuk përfshin:

  • shitjen e prodhimeve të fermerëve nga fermerët, shih ndarjen 01
  • prodhimin dhe shitjen e mallrave të cilat zakonisht klasifikohen si prodhim në ndarjet 10-32
  • shitjen e automjeteve dhe motorçikletave dhe pjesëve të tyre, shih ndarjen 45
  • shitjen e drithrave, mineraleve të naftës bruto, kimikateve industriale, hekurit dhe celikut dhe pajisjeve dhe makinerive industriale, shih ndarjen 46
  • shitjen e artikujve ushqimorë dhe pijeve për konsum në kushtet e blerjes dhe marrjes me vete të ushqimit të blerë, shih ndarjen 56
  • dhënien me qiratë e sendeve personale dhe atyre shtëpiakë ndaj pblikut të gjerë, shih grupin 77.2

47.1        Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara

Ky grup përfshin shitjen me pakicë të një shumëllojshmërie produktesh në të njejtën njësi, (dyqane jo të spe- cializuar), si supermarkete apo magazina të mëdha.

47.11    Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuar me mbizotërim ushqimor, pije dhe duhan

Kjo klasë përfshin njësi tregtimi që merren me:

  • shitjen me pakicë të një shumëllojshmërie produktesh ku mbizotërojnë produktet ushqimore, pijet dhe duhani:
  • aktivitetin e dyqaneve të përgjithshëm ku përveç shitjes së tyre kryesore që janë ushqime, pije ose duhan, ofrojnë edhe lloje të tjera produktesh si veshje, mobilje, elektroshtëpiake, pjesë elektronike, kozmetike etj.
47.19    Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqane që merren me:

  • shitjen me pakicë të një shumëllojshmërie produktesh ku produktet ushqimore, pijet dhe duhani nuk janë mbizotëruese
  • trajtimin në përgjithësi të një linje malli, përfshirë veshjet, mobiljet, elektroshtëpiaket, pjesë elektronike, kozmetike, bizhuteri, lodra, mallra sportive etj.

47.2      Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pije dhe duhan në dyqane të specializuara

Ky grup përfshin shitjen me pakicë në dyqane të specializuara të produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit.

47.21     Tregtia me pakicë e frutave dhe perimeve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të frutave dhe perimeve të freskëta
  • shitjen me pakicë të frutave dhe perimeve të konservuara
47.22     Tregtia me pakicë e mishit dhe prodhimeve të mishit në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuar në shitjen e:

  • mishit dhe prodhimeve të mishit (përfshirë shpendët)
47.23     Tregtia me pakicë të peshkut, krustaceve dhe molusqeve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për :

  • shitjen me pakicë të peshkut dhe të tjera produkte të detit dhe nënprodukteve të tyre
47.24     Shitja me pakicë e bukës, ëmbëlsirave, produkteve prej mielli dhe produkteve prej sheqeri në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e pijeve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të pijeve (jo për konsum në lokal):
    • pijeve alkolike
    • pijeve jo-alkolike
47.26     Tregtia me pakicë e produkteve të duhanit në dyqane të specializuar

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të duhanit
  • shitjen me pakicë të produkteve të duhanit
47.29    Tregtia me pakicë e produkteve të tjera ushqimorë në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të produkteve të bulmetrave dhe vezëve
  • shitjen me pakicë të produkteve të tjera ushqimore

47.3      Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar

47.30    Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të karburantit për automjete dhe motorçikleta

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me pakicë të produkteve lubrifikante dhe atyre ftohës për automjete

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të karburantit, shih 46.71
  • shitjen me pakicë të gazit të lëngët për gatim ose ngrohje, shih 47.78

47.4      Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike e komunikimit në dyqane të specializuara

Ky grup përfshin shitjen me pakicë të pajisjeve të informacionit dhe komunikimit, si kompjutera, pajisje periferike dhe pajisje elekronike të konsumit në dyqane të specializuara.

47.41     Tregtia me pakicë e kompjuterave, njësive periferike dhe softweare në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të kompjuterave
  • shitjen me pakicë të pajisjeve periferike të kompjuterave
  • shitjen me pakicë të tastierave të lojrave elektronike
  • shitjen me pakicë të software jo me porosi, përfshirë video-games
47.42     Tregtia me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuar

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të pajisjeve të telekomunikacionit
47.43     Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të pajisjeve të radios dhe televizionit
  • shitjen me pakicë të pajisjeve stereo
  • shitjen me pakicë të CD dhe DVD players dhe recorders

47.5      Tregtia me pakicë e pajisjeve shtëpiake në dyqane të specializuara

Ky grup përfshin shitjen me pakicë të pajisjeve shtëpiake, si tekstile, pjesë elektronike, qilima, elektroshtëpiake ose mobilje në dyqane të specializuara.

47.51     Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të pëlhurave
  • shitjen me pakicë të tekstileve me thurje
  • shitjen me pakicë të materialeve bazë për bërjen e sixhadeve, tapiceri dhe për qëndistari
  • shitjen me pakicë të tekstileve
  • shitjen me pakicë të kinkalerive, gjilpërave, fillit për qepje etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të veshjeve, shih 47.71
47.52     Tregtia me pakicë e pjesëve elektronike, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të pjesëve elektronike
  • shitjen me pakicë të bojrave, vernikëve dhe llakeve
  • shitjen me pakicë të xhamit fletëshitjen me pakicë të materialeve të tjera ndërtimi si tulla, dru dhe pajisje hidrosanitare
  • shitjen me pakicë të materialeve dhe pajisjeve që përgatiten vetë

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen me pakicë e makinave kositësë të barit sido që të operojnë
  • shitjen me pakicë të vaskave për sauna
47.53     Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të qilimave dhe sixhadeve
  • shitjen me pakicë të perdeve
  • shitjen me pakicë të veshjeve të mureve dhe të dyshemeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të pllakave prej tape për veshjen e dyshemesë, shih 47.52
  • Tregtia me pakicë e pajisjeve elekroshtëpiake në dyqane të specializuara

Kjo klasë nuk përfshin shitjen me pakicë të paisjeve audio e video, shih 47.43

47.59    Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të mobiljeve të shtëpive
  • shitjen me pakicë të artikujve për ndriçim
  • shitjen me pakicë të enëve të kuzhinës dhe takëmeve si lugë, pirunj, thika, fajanca, qelqe, porcelane dhe qeramike
  • shitjen me pakicë të artikujve prej tape, prej druri dhe artikuj shporterie
  • shitjen me pakicë të pajisjeve shtëpiake jo-elektrike
  • shitjen me pakicë të instrumentave muzikorë
  • shitjen me pakicë të sistemeve të sigurimit, si pajisje kyçëse, siguresa, etj, pa instalim ose shërbime mirëmbajtje
  • shitjen me pakicë të artikujve dhe pajisjeve shtëpiake jo të klasifikuara në vend tjetër

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të artikujve antike, shih 47.79

47.6      Tregtia me pakicë e mallrave kulturorë dhe të argëtimit në dyqane të specializuara

Ky grup përfshin shitjen me pakicë në dyqane të specializuar të mallrave kulturorë dhe të argëtimit si libra gazeta, rregjistrues muzike dhe video, pajisje sportive, lojra dhe lodra.

47.61     Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të librave të të gjitha llojeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të librave të përdorur ose antikë, shih 47.79
47.62     Tregtia me pakicë e gazetave dhe artikuj shkrimorë në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të gazetave

Kjo klasë gjithashtu përfshin :

  • shitjen me pakicë të artikujve të zyrave si stilograf e stilolapse, lapsa, letër etj
47.63     Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të regjistruesve muzikorë, shiritave zanorë, kompakt disqeve dhe kasetave
    • shitjen me pakicë të shiritave video dhe DVD

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitje me pakicë të shiritave dhe disqeve të paregjistruara
47.64     Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të mallrave sportivë, pajisjeve të peshkimit, mallrave të kampingut, varkave dhe biçikletave
47.65     Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të lojrave dhe lodrave të bëra me materiale të ndryshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të tastierave të lojrave video, shih 47.41
  • shitjen me pakicë të programeve jo me porosi përfshirë edhe lojrat video, shih 47.41

47.7      Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara

Ky grup përfshin shitjen në dyqane të specializuara që trajtojnë një linjë të caktuar produktesh të pa përfshira në klasa të tjera të klasifikimit, si veshje, këpucë dhe artikuj lëkure, mallra farmaceutike dhe mjeksore, orë, dhurata, materiale pastrimi, armë, lule, kafshë shtëpie dhe të tjerë. Gjithashtu përfshihet shitja me pakicë e mallrave të përdorura në dyqane të specializuara.

47.71     Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të veshjeve
  • shitjen me pakicë të artikujve prej gëzofi
  • shitjen me pakicë të aksesorëve të veshjeve si doreza, kravata, rripave etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të tekstileve, shih 47.51
47.72     Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të këpucëve
  • shitjen me pakicë të artikujve të lëkurës
  • shitjen me pakicë të aksesorëve të udhëtimit prej lëkure dhe imitacion lëkure

Kjo klasë nuk përfshin:

  • paisje speciale sportive si kepucë skish, shih 47.64
47.73     Shitja e përgatitja e artikujve farmaceutike në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të artikujve farmaceutikë
47.74     Tregtia me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të artikujve ortopedikë dhe mjeksorë
47.75     Tregtia me pakicë e artikujve kozmetikë dhe të tualetit në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të artikujve të parfumerisë, kozmetikës dhe tualetit
47.76     Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre
47.77     Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të orëve, sahatëve dhe bizhuterive
47.78     Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara

Kjo klasë përfshin dyqanet e specializuara për:

  • shitjen me pakicë të pajisjeve fotografike, optike dhe të precizionit
  • aktivitetin e dyqaneve optikë
  • shitjen me pakicë të dhuratave, të artikujve të artizanatit dhe fetarëaktivitetin e galerive të artit komercialeshitjen me pakicë të naftës për përdorim shtëpiak, gazit të ambalazhuar, qymyrit dhe drurit të zjarritshitjen me pakicë të armëve dhe municioneveshitjen me pakicë të pullave dhe monedhaveshërbimet me pakicë të galerive të artit komercial
  • shitjen me pakicë të produkteve jo ushqimore të paklasifikuara në vend tjetër
47.79     Tregtia me pakicë e mallrave të përdorura në dyqane

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të librave të përdorur
  • shitjen me pakicë të mallrave të tjerë të përdorur
  • shitjen me pakicë të antikiteteve
  • aktivitetin e shtëpive të ankandit (me pakicë)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me pakicë të automjeteve të përdorur, shih 45.1
  • aktivitetin e ankandit me internet dhe të tjerë ankande jo në dyqane (me pakicë), shih 47.91, 47.99
  • aktivitetin e dyqaneve të lënies peng, shih 64.92

47.8      Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje

Ky grup përfshin shitjen me pakicë të çdo lloji të produkteve të reja ose të përdorura në një stendë të lëvizëshme ose përgjatë një rruge publike ose në një vendtregtimi fiks.

47.81     Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të produkteve ushqimorë, pijeve dhe duhanit

Kjo klasë nuk përfshin :

– shitjen me pakicë të ushqimit të përgatitur për konsum të çastit (shitës ambulantë të ushqimeve), shih 56.10

47.82     Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve

Kjo klasë përfshin:

– shitjen me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve

47.89    Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të mallrave të tjera

Kjo klasë përfshin:

  • shitje me pakicë të mallrave të tjerë në tenda dhe tregje si:
    • qilima dhe sixhade
    • libra
    • lojra dhe lodra
    • pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të konsumit
    • regjistrues muzike dhe video

47.9      Tregtia me pakicë jo në dyqane, tenda ose tregje

Ky grup përfshin shitjen me pakicë me porosi me mail, nëpërmjet internetit, shitje derë më derë, makinave që shesin etj.

47.91    Tregtia me pakicë me porosi me mail ose nëpërmjet internetit

Kjo klasë përfshin shitjen me pakicë ku blerësi bën zgjedhjen e tij mbi bazën e publicitetit, katalogjeve, infor- macionit të ofruar nëpërmjet website, modeleve ose ndonjë mjeti tjetër publiciteti. Klienti e bën porosinë e tij me postë, telefon ose nëpërmjet internetit (zakonisht nëpërmjet mjeteve të websites). Produktet e blera mund të jenë ose direkt të shkarkuara nga interneti ose fizikisht të dërguara klientit.

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të çdo lloj produkti nëpërmjet porosisë me postë
  • shitjen me pakicë të çdo lloji produkti nëpërmjet internetit

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shitjen direkt nëpërmjet televizionit, radios dhe telefonit, ankandit me internet me pakicë
47.99    Tregtia me pakicë të artikujve të tjerë jo në dyqane, tenda ose tregje

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen me pakicë të çdo lloj produkti në ndonjë mënyrë tjetër që nuk është përfshirë
    në klasat e mësipërme:
  • nëpërmjet shitjeve direkte me shitës derë më derë
  • nëpërmjet makinave që shesin etj.
  • shitjen direkte të lëndëve djegëse (naftë për ngrohje, dru zjarri, etj), dorëzuar në
    banesën e klientit
  • aktivitetin e ankandeve jo në dyqan (me pakicë)
  • shitjen me pakicë nga agjentët e shitjes jo në dyqan

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online