TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni K – Aktivitete të shërbimeve financiare dhe të sigurimit


SEKSIONI K – AKTIVITETE TË SHËRBIMEVE FINANCIARE DHE TË SIGURIMIT

Ky seksion përfshin aktivitetet e shërbimeve financiare, përfshirë sigurimet, risigurimin dhe aktivitetet e fondeve të pensioneve dhe aktivitetet për mbështetjen e shërbimeve financiare

Ky seksion gjithashtu përfshin aktivitetin e aseteve të holdingut, si aktivitete të kompanive holding, aktivitete të trustit, fondit dhe të mjeteve te tjera financiare.

64           Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve

Kjo ndarje përfshin aktivitetet e sigurimit dhe rishpërndarjes së fondeve, përveç atyre për qëllime të siguri- meve shoqerore të detyrueshme ose sigurimit ose financimit të pensioneve.

Shënim: dispozitat kombëtare institucionale luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e klasifikimit brënda kësaj ndarje

64.1        Ndërmjetësim Monetar

Ky grup përfshin:

– sigurimin e fondeve në formën e depozitave të transferueshme, p.sh. fonde që janë fiksuar në terma monetare dhe siguruar me bazë ditore, veçmas bankës qëndrore, të siguruara

nga burime jo financiare

64.11    Aktiviteti i bankës qëndrore

Kjo klasë përfshin:

  • emëtimin dhe manaxhimin e monedhës kombëtare
  • monitorimin dhe kontrollin e ofertës monetare
  • marrjen e depozitave që janë përdorur për kompesim ndermjet institucioneve financiare
  • mbikëqyrjen e operacioneve bankare
  • mbajtjen e rezervës ndërkombëtare të vendit
  • veprimin si bankier i qeverisë

Aktivitetet e bankës qëndrore mund të ndryshojnë për arsye të ndryshme institucionale.

64.19    Ndërmjetësime të tjera financiare

Kjo klasë përfshin marrjen e depozitave dhe /ose mbylljen e zëvëndësimin e depozitave dhe zgjatjen e kredive ose huadhënien e fondeve. Garantimi i kredisë mund të marrë forma të ndryshme si hua, hipotekë, karta krediti etj. Këto aktivitete, në përgjithësi janë zbatuar nga institucione monetare përveç bankave qëndrore, si:

  • bankat
  • banka të kursimeve
  • unionet financiare të kreditit Kjo klasë gjithashtu përfshin:
  • transfertat financiare postare dhe aktivitetin e bankave të kursimit postar
  • garantim kredie për blerjen e shtëpive nga institucione depozitare të specializuara
  • aktivitete mandatpaguese Kjo klasë nuk përfshin:
  • garantim kredie për blerjen e shtëpive nga institucione jo depozitare të specializuara, shih 64.92
  • trajtimin e transaksioneve me karta krediti dhe aktivitete të shlyerjes, shih 66.19

64.2      Aktivitete të kompanive hollding

64.20    Aktivitete të kompanive holding

Kjo klasë përfshin aktivitetet e kompanive hollding, p.sh. njësi që kanë në zotërim asetet (zotërimin, kontrollin e nivelit të paanshmërisë) të një grupi të korporatave vartëse dhe që aktiviteti kryesor i të cilave është zotërimi i grupit. Kompanitë hollding në këtë klasë nuk kryejnë ndonjë shërbim tjetër ndaj bizneseve nga të cilët është krijuar kapitali, (psh: ata nuk administrojnë ose manaxhojnë njësi të tjera).

Kjo klasë nuk përfshin:

– manaxhimin aktiv të kompanive dhe ndërmarrjeve, planin strategjik dhe vendimmarrjen e kompanisë, shih 70.10

64.3      Truste, fonde dhe njësi të ngjashme financiare

64.30    Truste, fonde dhe njësi të ngjashme financiare

Kjo klasë përfshin njësitë legale të organizuara për mbledhjen e sigurimeve ose aseteve të tjera financiare, pa menaxhim, në emër të aksionerëve ose përfituesve. Aksionet janë përshtatur për të arritur karakteristikat specifike të investimeve, si zgjerim të investimeve, risku, normën e kthimit, dhe paqëndrueshmërinë e çmi- meve.

Këto njësi fitojnë interesin, dividentët, dhe të tjera të ardhura të pronës, por kanë pak ose nuk kanë të punësuar dhe nuk kanë të ardhura nga shitja e shërbimeve.

Kjo klasë përfshin:

  • fondet e përbashkëta fikse të investimeve
  • fondet e përbashkëta të ndryshueshme të investimeve
  • fondet e njësive të investimit
  • truste, zyra ose agjensi të llogarive të pronave, të administruara në interes të përfituesve në bazë të kushteve të një marrëveshje besimi, dëshire, ose kontrate.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • fonde dhe truste që fitojnë të ardhura nga shitja e mallrave ose shërbimeve, shih klasën NACE sipas aktivitetit të tyre kryesor
  • aktivitetet e kompanive holding, shih 64.20
  • financimin e pensioneve, shih 65.30
  • menaxhimin e fondeve, shih 66.30

64.9      Ndërmjetësime të tjera financiare

Ky grup përfshin ndërmjetësimin financiar veçmas atyre të kryera nga institucione monetare. Ky grup nuk përfshin:

– sigurimin dhe financimin e pensioneve shih ndarjen 65

64.91     Leasing (Qiramarrja financiare)

Kjo klasë përfshin:

  • leasing (qiramarjen financiare) ku afatet përafërsisht mbulojnë jetëgjatësinë e pritëshme të aseteve dhe qiramarrësi kryesisht siguron të gjithë përfitimet e përdorimit dhe merr përsipër riskun që lidh të drejtën e tij të pronësisë. Pronësia e asetit mundet ose nuk mundet të transferohet.

Këto qera mbulojnë të gjitha ose përafërsisht të gjitha kostot përfshirë interesin.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • qeramarrjen operacionale, shih ndarjen 77, sipas tipit të mallit të dhënë me qera.
64.92     Aktivitete të tjera të garantimit të kredisë

Kjo klasë përfshin:

Kjo klasë përfshin shërbime të tjera financiare të interesuara kryesisht me marrjen e huasë nga institucione jo të përfshirë në ndërmjetësime monetare, ku garantimi i kredisë mund të bëhët në forma të ndryshme si hua, hipotekë, karta krediti etj, duke siguruar llojet e mëposhtme të shërbimeve:

  • garantimi i kredive konsumatore.
  • financimi i tregtisë ndërkombëtare
  • sigurimi i financimit afat-gjatë ndaj industrisë prej bankave industrialehua-dhënia e parave jashtë sistemit bankargaratimi i kredive për blerje shtëpie nga institucjone të specializuara jo depozituese
  • dyqan pengjesh dhe pengmbajtës

Kjo klasë nuk përfshin:

  • garantimin e kredive për blerje shtëpie nga institucionet e specializuar që gjithashtu marrin depozita, shih 64.19
  • qiramarrje, shih ndarjen 77, sipas llojit të mallrave te dhëna me qira
64.99    Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e sherbimit financiar që lidhen kryesisht me shpërndarjen e fondeve se sa me sigurimin e huave:
    • aktivitetet e faktoringut
    • shkëmbime, mundësi dhe marrveshje të tjera mbrojtëse
  • aktivitetet e investimit për llogari të vet si psh. kompani të sipërmarrjes, shoqëri të investimit etj Kjo klasë nuk përfshin:
  • leasing (qeramarrje financiare), shih 64.91
  • sigurimin në emër të të tjerëve, shih 66.12
  • tregtinë, qeradhënien dhe huamarrjen, qeramarrjen e pronave të paluajtëshme, shih ndarjen 68
  • mbledhjen e faturave pa blerjen e borxhit, shih 82.91
  • dhënien e granteve nga organizata anëtarësimi, shih 94.99

65           Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm

Kjo klasë përfshin nënshkrimin e pensioneve vjetore, policave të sigurimit dhe shpenzimin e primeve për të ngritur një koleksion të aseteve financiare për t’u përdorur ndaj pretendimeve të ardhshme. Janë përfshirë parashikimet e sigurimit të drejtëpërdrejtë dhe risigurimit.

65.1        Sigurimi

Ky grup përfshin sigurimin e jetës me ose pa elemente të dukshme kursimi dhe sigurime të tjera jetësore.

65.11          Sigurimi i jetës

Kjo klasë përfshin:

  • nënshkrimin e pensioneve vjetore
  • politikat e sigurimit të jetës
  • politikat e sigurimit të të ardhurave të paaftësisë
  • vdekjen aksidentale dhe prishjen e politikave të sigurimit (me ose pa elementë të dukshëm kursimi)
65.12          Sigurime jo jetësore

Kjo klasë përfshin:

  • shërbimet e sigurimit përveç sigurimit të jetës:
    • sigurimi ndaj aksidenteve dhe zjarrit
    • sigurimi shëndetësor
    • sigurimi në udhëtim
    • sigurimi i pronës
    • sigurimi i mjeteve motorike, flotës, aviacionit dhe sigurimi i mjeteve të transportit
    • sigurimi për humbjen e parave dhe borxheve

65.2      Risigurimi

65.20    Risigurimi

Kjo klasë përfshin aktivitetet e marrjes së të gjithë ose të një pjesë të riskut e shoqëruar me politikat ekzistuese të sigurimit, të nënshkruara fillimisht nga agjensi të tjera sigurimi

65.3      Financimi i Pensioneve

65.30    Financimi i Pensioneve

Kjo klasë përfshin entitetet ligjore (p.sh. fonde, plane, dhe /ose programme) të organizuara për të siguru- ar tërheqjen e përfitimeve të pensionit veçanërisht për të punësuarit ose për anëtarët. Kjo përfshin plani- fikimin e pensioneve me fitime të përcaktuara, si edhe planifikime individuale ku fitimet janë përcaktuar thjesht nëpërmjet kontributit të anëtarëve.

Kjo klasë përfshin:

  • planifikimin e përfitimit të punonjësve
  • fondin e pensioneve dhe planifikimi
  • planin e daljes në pension

Kjo klasë nuk përfshin:

  • manaxhimin e fondeve të pensioneve, shih 66.30
  • skemat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, shih 84.30

66           Aktivitete të tjera financiare

Kjo ndarje përfshin sigurimin e shërbimeve të përfshira në ose ngushtësisht të lidhura me aktivitetin e shër- bimeve financiare, por jo të ndërmarrin shërbime financiare. Detajimi i parë i kësaj ndarje është sipas llojit të transaksionit financiar ose financimit të bërë.

66.1        Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve

Ky grup përmban furnizimin fizik ose elektronik të tregjeve me qëllim lehtësimin e blerjes dhe shitjes së fondeve, opsioneve të fondeve, letrave me vlerë, ose kontratat e të mirave.

66.11          Administimi i tregjeve financiare

Kjo klasë përfshin funksionimin dhe mbikqyrjen e tregjeve finaciare përveç atyre të kryera nga autoritetet publike, si:

  • kontratat e shkëmbimit të të mirave
  • kontratat e shkëmbimit të të mirave të ardhshme
  • shkëmbimin e sigurimeve
  • shkëmbimin e fondeve
  • opsionet e shkëmbimit të të mirave ose fondeve
66.12          Aktivitete të ndërmjetësimit të kontratave të sigurimit dhe mallrave

Kjo klasë përfshin:

  • veprimi në tregje financiare në emer të të tjerëve (p.sh. agjentët e bursave) dhe aktivitete të lidhura me to
    • ndërmjetës sigurimi
    • ndërmjetës të kontratave të mallrave
    • aktivitete të zyrave të këmbimit etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • të vepruarit në tregje për llogari të vet, shih 64.99
    • menaxhim i portofolit, në bazë të kuotave ose kontratave, shih 66.30
66.19    Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t

Kjo klasë përfshin aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar të paklasifikuara në asnjë kategori tjetër si:

  • trajtimin e transaksione financiare dhe shlyerje të aktivitetit përfshirë transaksionet e kartave të kreditit
  • shërbimet e konsultimit lidhur me investimet
  • aktivitetet e këshilltarëve të hipotekimit dhe komisionerëve

Kjo klasë përfshin gjithashtu:

  • administrimin, shërbime mirëbesimi dhe kujdestarie me pagesë ose me kontratë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e agjentëve të sigurimit dhe të komisionerëve, shih 66.22
  • menaxhimin e fondeve, shih 66.30

66.2      Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve

Ky grup përfshin veprimin si agjent (p.sh.komisioner) në shitjet vjetore të policave të sigurimit ose siguron përfitime të tjera të të punësuarve dhe sigurimin e fondit të pensioneve, të sigurimit siç janë pagesat e dëmeve ose administrimin si i tretë.

66.21     Vlerësimi i riskut dhe dëmit

Kjo klasë përfshin dhënien e shërbimeve administrative të sigurimeve si vlerësimi dhe zgjidhja e dëmeve të sigurimit.

Kjo përfshin:

  • vlerësimin e pretendimeve të sigurimit
    • zgjidhja e pretendimeve
    • vlerësimi i riskut
    • vlerësimi i riskut dhe dëmit
    • përmirësimi i humbjeve
  • zgjidhjen e konflikteve që rrjedhin nga sigurimi Kjo klasë nuk përfshin:
  • vlerësimin e pasurive të paluajtshme, shih 68.3
  • vlerësimin për qëllime të tjera, shih 74.90
  • aktivitetet e hetimit, shih 80.30
66.22     Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve

Kjo klasë përfshin:

– aktivitetin e agjentëve dhe komisionerëve (ndërmjetës sigurimi) në shitjen, negocimin ose mbledhjen e kërkesave, të pensioneve vjetore të sigurimit dhe politikave të risigurimit.

66.29    Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e përfshirë ose ngushtësisht të lidhura me sigurimet dhe financimin e pensioneve (përveç ndërmjetësimit financiar, zgjidhjes së konflikteve dhe aktivitetin e agjentëve të sigurimit):
    • administrim i aktiviteteve të kompensimit
    • shërbime aktuariale të sigurimit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e shpëtimit detar, shih 52.22

66.3      Manaxhimi i fondeve

66.30    Manaxhimi i fondeve

Kjo klasë përfshin aktivitete të manaxhimit të fondeve dhe portofoleve me pagesë ose me kontratë, për përsona fizik, bisnese (persona juridik) ose të tjerë si:

  • menaxhimin e fondeve të përbashkëta
  • menaxhimin e fondeve të tjera të investimit
  • menaxhimin e fondeve të pensioneve

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online