TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni R – Arte, Argëtim dhe çlodhje


SEKSIONI R – ARTE, ARGËTIM DHE ÇLODHJE

Ky seksion përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore, argëtuese dhe çlodhëse për të plotësuar interesat e publikut të gjerë, përfshirë shfaqje të drejtpërdrejta, muzeve, lojra fati, dhe aktivitete argëtuese.

90           Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse

Kjo ndarje përfshin funksionimin e lehtësirave dhe kryerjen e shërbimeve për të plotësuar interesat e klientëve. Kjo përfshin prodhim dhe promovim, pjesëmarrje në shfaqje të drejtpërdrejta, ngjarje ose ekspozita të des- tinuara për shikim nga publiku, përgatitje artistike, krijuese dhe teknike për prodhimin e produktit artistik dhe shfaqjeve të drejtpërdrejta.

Kjo ndarje nuk përfshin:

  • funksionimin e muzeve të të gjitha llojeve, kopshte zoologjike dhe botanike, kujdesi për vendet historike; aktivitete të rezervave natyrore, shih ndarjen 91
  • aktivitetet e lojrave të fatit dhe basteve, shih ndarjen 92
  • aktivitetet sportive, argëtimi dhe çlodhëse, shih ndarjen 93.

Disa njësi që ofrojnë lehtësira kulturore, argëtuese, ose çlodhëse, klasifikohen në ndarje të tjera si:

  • prodhim filmash dhe video dhe shpërndarja, shih 59.11, 59.12, 59.13
  • projeksionin e filmave, shih 59.14
  • rrjeti radio-televiziv, shih 60.1, 60.2

90.0      Aktivitete krijuese, arte dhe aktivitete çlodhëse

Ky grup përfshin aktivitete të arteve krijuese dhe shfaqjet artistike dhe aktivitete të lidhura me to.

90.01     Shfaqje artistike

Kjo klasë përfshin:

  • prodhimin e spektakleve, shfaqjeve teatrale, koncerteve, të operave dhe të baletit dhe të tjera shfaqje të ngjashme:
  • aktivitetet e grupeve të cirkut ose kompani orkestrale ose banda;
  • aktivitetet e artistëve individualë si aktorë, kërcimtarë, muzikantë, lektorë dhe prezantues

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e agjentëve ose agjencive në emër të individëve apo grupeve teatrale ose artistike, shih 74.90
  • aktivitetet e seleksionimit të aktorëve dhe figurantëve, shih 78.10
90.02     Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet mbështetëse për prodhimin e spektakleve, shfaqjeve teatrale, koncerteve, të operave dhe të baletit dhe të tjera shfaqje të ngjashme:
  • aktivitetet e drejtuesve, producentëve, skenografëve, ndërtuesve etj.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • aktivitetin e prodhuesve ose sipërmarrësve të shfaqjeve të drejtpërdrejta, me ose pa strukturat dhe paisjet

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e agjentëve ose agjencive në emër të individëve apo grupeve teatrale ose artistike, shih 74.90
  • aktivitetet e seleksionimit të aktorëve dhe figurantëve, shih 78.10
90.03     Krijimtari artistike

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e artistëve individualë si skulptorët, piktorët, dizenjatorë të kartonave të animuar, piktor të gravurave, gdhendësit etj.
  • aktivitetet e shkrimtarëve individualë, për të gjitha subjektet përfshirë edhe ato të trilluara dhe shkrime teknike, etj.
  • aktivitetet e gazetarëve individualë
  • restaurimin e punimeve artistike si psh. piktura etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e statujave, përvec atyre origjinale artistike, shih 23.70
  • restaurimin e organove dhe të tjera instrumenta muzikore historike, shih 33.19
  • prodhimin e filmave dhe videove, shih 59.11, 59.12
  • restaurimin e mobiljeve (përveç restaurimin tipik të muzeumeve), shih 95.24
90.04     Shfrytëzimi i strukturave dhe paisjeve artistike

Kjo klasë përfshin:

  • shfrytëzimin e sallave të koncerteve dhe teatrove dhe të tjera struktura artistike

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shfrytëzimin e kinemave, shih 59.14
  • aktivitetet e agjencive të biletave, shih 79.20
  • funksionimin e muzeve të të gjitha llojeve, shih 91.02

91           Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore

Kjo ndarje përfshin aktivitetet e librarive dhe arkivave, funksionimin e muzeve të të gjitha llojeve, kopshtet botanike dhe zoologjike, funksionimin e vendeve historike dhe aktivitete të rezervateve natyrore. Gjithashtu përfshihet ruajtja dhe ekspozimi i objekteve, vendeve dhe mrekullive natyrore me interes kulturor ose mësimor (p.sh. vende të trashëgimisë botërore, etj).

Kjo ndarje nuk përfshin:

  • aktivitetet sportive argëtuese dhe çlodhëse si funksionimi i plazheve dhe parqeve për pushuesit, shih ndarjen 93

91.0      Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore

91.01      Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e bibliotekave të të gjitha llojeve për dokumentimin dhe informimin, salla leximi, dëgjimi, dhe shikimi, arkiva publike që u shërbejnë publikut të gjerë ose një klientele të veçantë, si studentë, shkencëtarë, stafit, antarëve, si edhe arkivat qeveritare:
  • organizimi i një koleksioni, i specializuar ose jo;
  • katalogimi i koleksioneve;
  • huadhënia dhe ruajtja e librave, hartave, periodikëve, filmave, rregjistrimeve, shiritave, punimeve artistike etj.;
  • aktivitete riparuese për t’u plotësuar me informacionin e kërkuar etj.
  • shërbimet e fototekave dhe vidiotekave.
91.02     Aktivitete të Muzeve

Kjo klasë përfshin:

  • funksionimin e muzeve të të gjitha llojeve:
    • muze arti, muze të bizhuterive, mobiljeve, kostumeve, qeramikës, argjendarive
    • muze të historisë natyrore, muze të shkencave dhe teknologjisë, muze historike, përfshirë muzeumet ushtarake
    • të tjerë muzeume të specializuar
    • muzeume në natyrë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e galerive komerciale, shih 47.78
  • restaurimin e punimeve artistike dhe grumbullimi i objekteve muzeale, shih 90.03
  • aktivitetet e librarive dhe arkivave, shih 91.01
91.03     Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqëse për vizitorët

Kjo klasë përfshin:

  • funksionimin dhe ruajtjen e vendeve dhe ndërtesave historike

Kjo klasë nuk përfshin:

  • rinovimin dhe restaurimin e vendeve dhe ndërtesave historike, shih seksionin F
91.04     Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezervateve natyrorë

Kjo klasë përfshin:

  • funksionimin e kopshteve botanike dhe zoologjike
  • funksionimin e rezervateve natyrore, përfshirë rezervate të kafshëve të egra, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shërbimet e pejsazhit dhe kopshtarinë, shih 81.30
  • funksionimin e peshkimit sportiv dhe gjuetisë në rezervate, shih 93.19

92           Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve

Kjo ndarje përfshin funksionimin e strukturave të lojrave të fatit si kazino, sallave të bingos dhe qendrave të lojrave video, shërbimet në lojrat e fatit, si llotari dhe baste.

92.0      Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve

  • Aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve

Kjo klasë përfshin aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve si:

  • shitjen e biletave të llotarive
  • funksionimin (shfrytëzimin) e makinave të lojrave të fatit me monedha
  • funksionimin e web-siteve të lojrave të fatit virtualekuotimin e basteve
  • funksionimin e kazinove, përfshirë kazinotë “lundruese’’

93           Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse.

Kjo ndarje përfshin aktivitete argëtuese dhe aktivitete sportive (përveç aktivitetet e muzeve, mbrojtja e vendeve historike, aktivitetet e kopshteve botanike, zoologjike dhe të rezervateve natyrore dhe aktivitete të lojrave të fatit dhe basteve).

Përjashtuar nga kjo ndarje janë artet dramatike, muzika dhe arte e dëfrime të tjera, si prodhimi i shfaqeve të drejtpërdrejta teatrale, koncerte dhe opera ose balete dhe të tjera prodhime skenike, shih ndarjen 90.

93.1      Aktivitete sportive

Ky grup përfshin funksionimin e strukturave sportive, funksionimin e skuadrave ose klubeve sportive që krye- sisht marrin pjesë në aktivitete të drejtpërdrejta sportive përpara një publiku që ka paguar për të parë aktivite- tin, atletë të pavarur të angazhuar në pjesëmarrjen në ngjarje sportive përpara një publiku që ka paguar për të parë aktivitetin, pronarë të pjesëmarrësve të garave të tilla si, me auto, me qen, me kuaj, etj. që kryesisht angazhohen në përfshirjen e tyre në ngjarje sportive me spektatorë, trajnerë sportivë që japin shërbime të specializuara për mbështetjen e pjesmarrësve në sporte ose gara, operatorë të arenave dhe stadiumeve, aktivitete të tjera, organizimi, promovimi ose menaxhimi i ngjarjeve sportive, p.k.t.

93.11          Funksionimi i strukturave sportive

Kjo klasë përfshin:

  • shfrytëzimin e strukturave për aktivitete sportive, të brendshëm ose të jashtëm (të hapur, të mbyllur ose mbuluar, me ose pa stola për spektatorët):
    • stadiume futbolli, hockey, cricket, regbi, atletike
    • pista vrapimi për auto, qen, gara kuajsh
    • pishinat
    • stadiume për shumëllojshmëri sportesh
    • arena të sporteve dimërore
    • arena të hockey në akull
    • arena boksi
    • fusha golfi
    • korsi bowling
  • organizimin dhe funksionimin e ngjarjeve sportive, të brendshme dhe të jashtme, për profesionistë dhe amatorë, nga organizatorë me strukturat përkatëse

Kjo klasë përfshin menaxhimin dhe mundësimi i stafit për të vënë në funksionim këto struktura. Kjo klasë nuk përfshin:

  • funksionimin e teleferikëve, shih 49.39
  • dhënien me qira të pajisjeve argëtuese dhe sportive, shih 77.21
  • aktivitetet e fitnesit, shih 93.13
  • aktivitete dëfruese në parqe dhe plazhe, shih 93.29
93.12          Aktivitete të klubeve sportive

Kjo klasë përfshin aktivitetet e klubeve sportive, të cilët, qofshin profesionalë, gjysmë profesionalë ose ama- torë, u japin anëtarëve të tyre mundësinë të merren me aktivitete sportive.

Kjo klasë përfshin:

  • funksionimin e klubeve sportive:
    • klube futbolli
    • klube bowling
    • klube noti
    • klube golfi
    • klube boksi
    • klube dimërore sportive
  • klube shahu
  • klube të vijëzuar ose në terren
  • klube qitje, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instruksionet sportive nga mësues individualë, trainerë, shih 85.51
  • funksionimin/shfrytëzimin e strukturave sportive, shih 93.11
  • organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive nga klube sportive për profesionistë dhe amatorë, në ambjentet e veta, të hapura apo të mbyllura, shih 93.11
93.13          Palestra

Kjo klasë përfshin:

  • klubet dhe strukturat për fitnes dhe body-building

Kjo klasë nuk përfshin:

  • instruksionet sportive nga mësues individualë, trainerë, shih 85.51
93.19    Aktivitete te tjera sportive

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e prodhuesve dhe nxitësve të aktiviteteve sportive, me ose pa struktura
  • aktivitetet e sportistëve dhe atletëve për llogari të vet, arbitrave, gjyqtarëve, kronometruesve, etj.
  • aktivitetet e ligave sportive dhe organizma rregullatore;
  • aktivitetet e lidhura me promovimin e aktiviteteve sportive;
  • aktivitetet e stallave, kolibeve dhe garazheve të garave;
  • funksionimin e peshkimit sportiv dhe rezervateve të gjuetisë
  • aktivitetet e guidave malore
  • aktivitetet mbështetëse për gjueti dhe peshkim sportiv

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dhënien me qira të pajisjeve sportive, shih 77.21
  • aktivitetet sportive dhe lojra shkollore, shih 85.51
  • aktivitetet e instruktorëve sportivë, mësuesve, trajnerëve, shih 85.51
  • organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive nga klube sportive për profesionistë dhe amatorë, me ose pa strukturat përkatëse, të hapura apo të mbyllura, shih 93.11, 93.12
  • aktivitetet e parqeve dhe plazheve, shih 93.29

93.2      Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse

Ky grup përfshin një rang të gjerë të njësive që shfrytëzojnë strukturat ose ofrojnë shërbime për të plotësuar interesat çlodhëse të klientëve të tyre. Këtu përfshihet zhvillimi i një llojshmërie aktivitetesh, si gara me mjete udhëtimi, gara uji, lojra, shfaqje, ekspozita tematike, dhe sheshe pikniku.

Ky grup nuk përfshin aktivitete sportive dhe arte dramatike, muzikë dhe të tjera aktivitete artistike dhe argë- tuese.

93.21    Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar

Kjo klasë përfshin aktivitetet e parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar. Përfshihet funksionimi i një llojshmërie aktivitetesh, si gara me mjete udhëtimi, gara uji me mjete lundruese, lojra, shfaqje, ekspozita tematike dhe sheshe pikniku.

93.29    Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t.

Kjo klasë përfshin aktivitete të lidhura me argëtimin dhe çlodhjen (përvec parqeve të argëtimit dhe parqeve me orientim të caktuar) jo të klasifikuar në vend tjetër:

  • aktivitetet e lojrave që operojnë me monedha;
  • aktivitetet e parqeve të argëtimit (pa akomodim);
  • funksionimin e strukturave të transportit argëtues, p.sh. detare;
  • funksionimin e kodrave të skive;
  • huadhënien e pajisjeve çlodhëse si pjesë e lehtësirave argëtuese;
  • ekspozitat dhe shfaqjet e një natyre argëtuese
  • aktivitetet e plazheve, përfshirë dhënien me qira të strukturave si ambjente për tu larë, ambjente për vendosjen e bagazheve, ndenjëse etj.
  • funksionimin e diskotekave dhe shesheve të vallëzimit

Kjo klasë përfshin aktivitetet e prodhuesve ose sipërmarësve të ngjarjeve të drejtpërdrejta përvec atyre spor- tive ose artistike, me ose pa strukturat.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • funksionimin e teleferikëve, shih 49.39
  • lundrimin e peshkimin, shih 50.10, 50.30
  • dhënien e hapësirave dhe strukturave për qëndrime të shkurtra nga vizitorët në parqe, pyje dhe fusha, kampingje, shih 55.30
  • parqet e kamionëve, kampingje, kampe gjuetie dhe peshkimi, shih 55.30
  • aktivitetet e shërbimit të pijeve në diskoteka, shih 56.30
  • grupet teatrale dhe cirku, shih 90.01

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online