TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Blog

Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha Prill 2023.

Të nderuar tatimpagues! Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Prill 2023, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 40,000 lekë. (VKM nr. 113, datë 01.03.2023) Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do […]

Njoftim për tatimpaguesit e tatimit mbi vlerën e shtuar: transferimi automatik i librave të shitjes dhe blerjes nga portali SelfCare drejt e-filing.

Administrata Tatimore njofton se, duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do te ngarkohen manualisht, në format excel nëpërmjet e-filing. Ky zhvillim i ri mundëson tranferimin e të dhenave të librave automatikisht në E-filing; pasi ju t’i keni mbyllur ato, në portalin SelfCare, nga data 1-10 të muajit pasardhes. […]

Mbi përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të software-ve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit/zhvillimit të software-ve se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 730, datë 12.12.2018, “Për përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, si dhe procedurat për aplikimin e Tatimit mbi Fitimin nga personat juridikë që ushtrojnë këto aktivitete”, Ky […]

31 marsi (2023) afati i fundit për dorëzimin e deklaratës, pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit se afati i fundit për dorëzimin dhe pagesën e deklaratës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2022 është data 31 mars 2023.  Në zbatim të legjislacionit në fuqi, Administrata Tatimore u bën me dije tatimpaguesve se duhet të dorëzojnë formularin e Deklarimit të […]

Vendim 113 datë 01.03.2023 Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi

VENDIM Nr. 113, datë 1.3.2023 PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe […]

Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje

Nëpërmjet shërbimit “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje” aplikohet për autorizim për përjashtimin e TVSH-së për investimet të cilat e kalojnë shumën 500 milion Lekë. Me anë të këtij autorizimi […]

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listpagesës dhe anulon faturat e shitjes pa u reflektuar ne librat e blerjes do të ndiqet penalisht.

Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë: Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit; Tatimpagues, që anulojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anulime në Librat e […]

Urdhër “Për shpalljen e ndryshimeve të Standardit Kombëtar të Kontabilitetit nr. 15, “Për kontabilitetin dhe raportimin financiar të mikronjësive ekonomike” (SKK 15)

Urdhri 291, datë 30.12.2022 Në mbështetje të nenit 3, pika 4 dhe pika 5, të ligjit nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 505, datë 17.7.2019, “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit”, URDHËROJ: Shpalljen e ndryshimeve të Standardit Ndërkombëtar […]

Thirrje Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit: Komunikime të problematikave

Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit, nëpërmjet llogarisë e-Tatime, ka nxitur tatimpaguesit që të komunikojnë me këtë Institucion nëpërmjet shërbimit postar por edhe atë të komunikimeve elektronike. Njoftimi i plotë “Drejtoria e Avokatit të Tatimpaguesit” po ju drejtohet me anë të këtij mesazhi elektronik për t’ju informuar se mund të na shkruani lidhur me çdo problematikë […]

Limiti i arkës

Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare 1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozita në përputhje me ligjin përkatës, paratë (kartëmonedha dhe monedha) që ka grumbulluar […]

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online