Rikujtesë për individët, subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër, se data 30 Qershor 2021 është afati përfundimtar për dorëzimin në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing, të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2020.

Detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër.

Gjithashtu, duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2,000,000 (dy milionë) lekë, edhe individët rezidentë apo jorezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1(një) punëdhënës.

Ju rikujtojmë se janë të detyruar të deklarojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) dhe të paguajnë Tatim mbi të Ardhurat Personale, të gjithë individët rezidentë dhe jo  rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë të punësuar në më shumë se 1 (një) punëdhënës dhe që kanë të ardhura personale vjetore nën 2 milionë lekë. Edhe për këtë kategori deklarata dhe pagesa për të ardhurat personale vjetore DIVA 2020, ka afat përfundimtar 30 Qershor 2021.

Për më shumë informacion, klikoni linkun e mëposhtëm: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1552/kujtese-per-individet-subjekt-i-deklarimit-te-deklarates-individuale-vjetore-te-te-ardhurave


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.