TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Rivendosje e Fjalëkalimit të Deklarimit elektronik, pa qenë nevoja për tu paraqitur pranë sporteleve të Shërbimit të Tatimpaguesit

Tashmë, të gjithë tatimpaguesit dhe individët e regjistruar, se mund të pajisen online me fjalëkalimin e llogarisë së tyre të deklarimit elektronik.

Nëse keni humbur apo nuk mbani mend fjalëkalimin e llogarisë e-filing, tashme ju nuk keni detyrimin për t’u paraqitur pranë zyrave të Shërbimit për Tatimpaguesit, por mund të aplikoni online dhe në kohë reale mund të pajiseni me fjalëkalim të ri.

Rivendosja e fjalëkalimit, është shërbimi më i ri online, i cili i shtohet listës së shërbimeve online të DPT-së, tashmë të konsoliduara prej vitesh. Ky shërbim përfitohet vetëm nga tatimpaguesit apo individët e regjistruar në portalin e-Albania.

Shumë shpejt do të finalizohen edhe disa shërbime të reja, të cilat do të mundësohen online dhe do të thjeshtojnë akoma edhe më shumë disa procedura të regjistrimit të subjekteve pranë Administratës Tatimore apo të pajisjes së individëve me Certifikatë Rezidence.

Mënyra e aplikimit për t’u pajisur me fjalëkalim të ri për e-filing është shumë e thjeshtë, dhe ju mund të zgjidhni të përdorni nja nga dy opsionet e logimit, të përshkruara në Udhëzuesin bashkëngjitur këtij njoftimi.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Shkarko Udhëzuesin: Këtu

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online