Shtyhet afati i aplikimit për çertifikatën e kategorizimit të strukturave akomoduese

“
Postim historik, 22 shkurt 2020. Ky postim është një lajm ose njoftim nga viti 2020 dhe mund të mos reflektojë më rregullat në fuqi. Për informacionin aktual shihni faqen tonë të burimeve tatimore.
Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit. Të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me Urdhërin Nr. 41 datë 18.02.2020 ‘’Për një ndryshim në Urdhërin Nr. nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, njofton të gjitha subjektet e interesuara, se afati i aplikimit për marrjen e çertifikatës së kategorizimit është shtyrë deri në datë 31.03.2020. Kështu, bazuar në Ligjin nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, të ndryshuar, Neni 49, pika 4, (Ligj nr. 107/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për TVSH në RSH”, të ndryshuar), shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese, të cilat kanë aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit brenda datës 31.03.2020. Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR