TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Tag

Turizmi
24
Apr

Ndryshime në ligjin për turizmin: struktura akomoduese, menaxhimi dhe të tjera.

LIGJ Nr. 30/2024 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”, I NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1,...
Read More
04
Jun

Fillon zbatimi i Planit të masave për sezonin turistik 2021.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2021. Ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve...
Read More
15
Mar

Njoftim për faturat “Porosi” dhe “Përmbledhëse” në sektorin e Hoteleri/Turizëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të interesit të vazhdueshëm të subjekteve tatimpagues që kryejnë aktivitet në sektorin e shërbimeve (bar, restorant, hotel, agroturizëm,...
Read More
14
Jul

Fillon zbatimi i Planit të masave për sezonin turistik 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2020. Ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve...
Read More
Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit. Të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me Urdhërin Nr. 41 datë 18.02.2020 ‘’Për një ndryshim në Urdhërin Nr. nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, njofton të gjitha subjektet e interesuara, se afati i aplikimit për marrjen e çertifikatës së kategorizimit është shtyrë deri në datë 31.03.2020. Kështu, bazuar në Ligjin nr.92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, të ndryshuar, Neni 49, pika 4, (Ligj nr. 107/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për TVSH në RSH”, të ndryshuar), shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese, të cilat kanë aplikuar për marrjen e çertifikatës së kategorizimit brenda datës 31.03.2020. Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online