Përditësim, shtator 2026. Regjimi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, i përshkruar më poshtë, nuk ekziston më. Ai u shfuqizua nga ligji nr. 29/2023. Sot zbatohet regjimi zero deri më 31 dhjetor 2029 për të ardhura bruto vjetore deri 14,000,000 lekë. Regjimi zero deri 2029
Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Të ardhurat e tatueshme Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
  • të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,
  • të ardhurat nga pjesëmarrjet,
  • të ardhurat nga interesat,
  • të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme,etj.
Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis:
  • të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me,
  • shpenzimet e njohura.
Sqarim:
  • Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
  • Shpenzime të panjohura janë ato që përcaktohen në nenin 13, të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Shkalla tatimore Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit. Mbajtja e dokumentacionit Për çdo shitje të kryer janë të detyruar:
  • të lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin.
  • Për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
  • Dokumente të tjera të miratuar në akte të tjera ligjore apo nënligjore, (p.sh. biletat e transportit të udhëtarëve, dëftesë tatimore).
Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me:
  • faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së.
  • faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
Tatimpaguesitjanë të detyruar të mbajnë:
  • librin e shitjeve, ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë;
  • librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë tatimore, me TVSH, me faturë të thjeshtë tatimore;
  • libri i shpenzimeve dhe të ardhurave;
  • librin e aktiveve të biznesit.
Sqarim Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve të mbajtura për efekte të TVSH, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. Parapagimi i tatimit Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë. Sqarim Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë gjatë vitit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin llogaritet në bazë të qarkullimit dhe të fitimit të tatueshëm, të parashikuar nga vetë tatimpaguesi, për periudhën nga data e regjistrimit deri në fund të vitit të parë kalendarik. Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi paguan, te bankat e nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, për llogari të administratës tatimore, çdo vit, sipas afateve:
  • brenda datës 20 Prill pagesa e këstit I;
  • brenda datës 20 Korrik pagesa e këstit II;
  • brenda datës 20 Tetor pagesa e këstit III;
  • brenda datës 20 Dhjetor pagesa e këstit IV.
Me kryerjen e pagesës dhe marrjen e konfirmimit bankar të kryerjes së pagesës, tatimpaguesi shkon te zyrat rajonale të shërbimit tatimpaguesve dhe, kundrejt paraqitjes së dokumentit bankar të pagesës, merr “Pullën e tatimit” të këstit, të cilën e vendos lart çertifikatës së regjistrimit (NIPT). Kujdes! Në rast se aktiviteti i biznesit hapet, mbyllet apo pezullohet gjatë vitit fiskal, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është proporcional me kohën e zhvillimit të aktivitetit dhe llogaritet në bazë të vetëdeklarimit të tatimpaguesit. Deklarimi
  • Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është i detyruar që deri më 10 Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
  • Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.