TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni S – Aktivitete të tjera shërbimi


SEKSIONI S – AKTIVITETE TË TJERA SHËRBIMI

Ky seksion (si një kategori e mbetur) përfshin aktivitetet e shoqatave e organizatave, riparimin e kompjuterave dhe mallrave personale dhe shtëpiake dhe aktivtete shërbimi personale të ndryshme të paklasifikuara në vend tjetër.

94           Aktivtetet e shoqatave dhe organizatave

Kjo ndarje përfshin aktivitete të shoqatave e organizatave të cilat përfaqësojnë interesin e grupeve të veçanta ose që promovojnë idetë e tyre para një publiku të gjerë. Këto shoqata e organizata zakonisht kanë një numër anëtarësh, por aktivitetet e tyre mund të përfshijnë dhe përfitime nga jo-anëtarë.

Shpërndarja e kësaj ndarje përcaktohet nga objektit që këto organizata kanë: interesat e punëdhënësve, të punësuar të pavarur dhe komuniteteve shkencore (grupi 94.1), interesat e të punësuarve (grupi 94.2), ose interesat fetare, politike, kulturore, arsimore, ose ide dhe aktivitete për argëtim (grupi 94.9).

94.1      Aktivitetet e shoqatave dhe organizatave ekonomike, punëdhënësve dhe profesionale

Ky grup përfshin aktivitetet që përkrahin interesat e anëtareve të shoqatave e organizatave ekonomike dhe punëdhënësve. Në rastin e organizatave profesionale, kjo nënkupton gjithashtu promovimin e interesave pro- fesionale të anëtarëve për profesionet e tyre.

94.11          Aktivitetet e shoqatave dhe organizatave ekonomike dhe punëdhënësve

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e organizatave, anëtarët e të cilave kanë si interes kryesor zhvillimin dhe mbarëvajtjen e ndërmarrjeve e lidhur me një profesion ose aktivitet të caktuar, përfshirë fermat, ose krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin ekonomik në një hapësire gjeografike të veçantë ose të një nënndarje politike të përcaktuar.
  • aktivitetet e federatave, si psh shoqatat
  • aktivitetet e dhomave të tregtisë, shoqëri dhe organizatave të ngjashme
  • përhapjen e informacionit, përfaqësimi përpara agjensive qeveritare, lidhjen me publikun dhe negociatat e punës me bizneset dhe organizatat e punëdhënësve.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e unionit tregtar, shih 94.20
94.12          Aktivitet e shoqatave profesionale

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e shoqatave anëtarët e të cilave kanë si interes kryesor ushtrimin e dijeve ose praktikën profesionale në një fushë të caktuar, si shoqatat mjekësore, shoqata ligjore, shoqata e kontabilistëve, shoqata e inxhinierëve, shoqata e arkitektëve, etj.
  • aktivitetet e shoqatave ose specialistëve të angazhuar në shkencë, aktivitete akademike dhe kulturore, si shoqata e shkrimtarëve, piktorëve, artisë, gazetarë, etj.
  • përhapjen e informacionit, ndërtimi dhe kontrolli i standarteve në praktike, përfaqësimi përpara agjencive qeveritare dhe lidhjet publike të organizatave profesionale.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • aktivitetet e shoqatave të mësimit.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimin e siguruar nga këto organizata, shih ndarjen 85

94.2      Aktivitetet e sindikatave të të punësuarve

94.20    Aktivitetet e sindikatave të të punësuarve

Kjo klasë përfshin:

  • përkrahjen e interesave të të punësuarve të organizuar në sindikatë

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • aktivitetet e sindikatave, anëtarët e të cilave janë kryesisht të punësuar të interesuar për të prezantuar pikëpamjet e tyre lidhur me kushtet e punës dhe pagat, nëpërmjet këtyre organizatave
  • aktivitetet e sindikatës së një ndërmarrjeje, federatave dhe konfederatave sindikale të organizuara sipas kritereve profesionale, rajonale, strukturore, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimin e siguruar nga këto organizime, shih ndarjen 85

94.9      Aktivitete e organizatave të tjera

Ky grup përfshin aktivitetet e organizatave (përveç organizatave të punëdhënësve dhe të punësuarve, profe- sionale, sindikatat e të punësuarve) që përkrahin interesat e anëtareve të tyre.

94.91     Aktivitetet e organizatave fetare

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e organizatave fetare ose shërbime individuale direkt tek adhuruesit në kishë, xhami, tempull, sinagogë ose vende të tjera.
  • aktivitetet e organizatave të furnizimit të manastireve, kuvendeve dhe institucione të ngjashme
  • aktivitetet e strehave fetare

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • aktivitetet e shërbimit fetar në funerale Kjo klasë nuk përfshin:
  • arsimin e siguruar nga këto organizata, shih ndarjen 85
  • aktivitetet e shëndetit nga këto organizata, shih ndarjen 86
  • aktivitetet e punëve sociale nga këto organizata, shih ndarjen 87, 88
94.92     Aktivitete të organizatave politike

Kjo klasë përfshin:

– aktivitetet e organizatave politike si dhe organizatat ndihmëse si shoqatat rinore të një partie politike.

Këto organizata kryesisht angazhohen që, nëpërmjet nxitjes së anëtarëve apo simpatizantëve të partisë, të influencojnë në vendimarrjet e qeverisë. Gjithashtu përfshihen përhapja e informacionit, lidhjet publike, mbledhja e fondeve, etj.

94.99    Aktivitete të organizatave të tjera p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e organizatave jo direkt të anëtarësuar në një parti politike, që mbrojnë kauza ose çështje të interesave publike, sensibilizimi i opinionit publik për të bërë presion për politika më të mira, mbledhja e fondeve, etj.:
    • iniciativat qytetare dhe lëvizjet protestuese
  • lëvizjet ambientaliste dhe ekologjike
    • organizatat që mbështesin aktivitetet komunitare dhe edukative të pa përfshira më lart.
    • organizatat për mbrojtjen dhe përmirësimin e grupeve speciale si minoritetet dhe grupet etnike
    • shoqatat për qëllime patriotike, duke përfshirë shoqatat e veteranëve të luftës,
  • shoqatat e konsumatorëve
  • shoqatat e automobilistëve
  • shoqatat për qëllime shoqërore si klubet Rotari, etj
  • shoqatat e të rinjve, shoqatat studentore, klubet dhe vëllazëritë, etj.
  • shoqatat e specializuara për aktivitete kulturore e krijuese ose hobive (përveç sporteve dhe lojrave) si poetë, klubet letrare dhe te librave, klubet historike, klubet e kopshtareve, klubet e filmave dhe fotove, klubet e arteve dhe muzikes, klubet e zanatçinjve dhe koleksionistëve, klubet shoqërore, klubet e karnavaleve, etj.

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • aktivitetet e dhënies së grandeve nga organizatat dhe të tjera

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e klubeve sportive, shih 93.12
  • aktivitetet e shoqatave profesionale, shih 94.12

95           Riparimi i kompjuterave dhe artikujve personale dhe familjarë

Kjo ndarje përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e paisjeve të kompjuterave si desktop, laptop, terminale kom- pjuteri, paisje për ruajtjen e informacionit dhe printerat. Kjo gjithashtu përfshin riparimin e paisjeve të komu- nikimit si fax, radio marrës-dhënës, paisjet elektronike si radio dhe TV, paisjet shtëpiake dhe të kopshtarisë, si makinë kositëse bari dhe ventilator, këpucë dhe artikuj prej lëkure, mobiljet dhe orendi shtëpiake, veshjet dhe aksesorët e veshjeve, artikujt sportivë, instrumenta muzikor, artikuj hobi dhe artikuj të tjerë personalë dhe familjarë.

Nuk përfshihet në këtë ndarje riparimi i paisjeve mjekësore dhe diagnostikuese imazherie, instrumentat matëse dhe studimore, instrumentat laboratorikë, paisjet radare dhe hidrolokator, shih 33.13.

95.1      Riparimi kompjuterave dhe paisjeve të komunikimit

Ky grup përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterave dhe paisjeve periferike dhe paisjet e komunikimit.

95.11          Riparimi i kompjuterave dhe paisjeve periferike

Kjo klasë përfshin riparimin e paisjeve elektronike, si kompjutera dhe makineri llogaritëse dhe pajisje periferike.

Kjo klasë përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e:

  • kompjuterave desktop
  • kompjuterave laptop
  • drive disk manjetik, drive flash dhe paisje të tjera për ruajtjen e informacionit.
  • drive disk optikë (CD-RW, CD-ROM, DVD-ROM, DVD-RW)
  • printerave
  • monitorëve
  • tastierave
  • mouseve, levat dhe aksesorët trackball
  • modem i kompjuterit i brendshëm dhe i jashtëm
  • terminalet e dedikuar kompjuterikë
  • serverat e kompjuterave
  • skaner, duke përfshirë skanerat me shirit kod
  • lexuesit smart card
  • kasketa për realitet virtual
  • projektorët e kompjuterit

Kjo klasë gjithashtu përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e:

  • terminaleve kompjuterike si makinat treguese automatike (ATM); terminalet pika të shitjes (POS), jo me veprim mekanik.
  • kompjuter dore (PDA’s)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • riparimin dhe mirëmbajtjen e modem si pajisje komunikimi, shih 95.12
95.12          Riparimi i paisjeve të komunikimit

Kjo klasë përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të komunikimit si:

  • telefona pa kordon
    • telefona celular
    • modem pajisje komunikimi
    • fax
    • pajisjet e transmisionit të komunikimit (si linjat, urat, modem)
    • radio marrës-dhënës
    • TV tregtare dhe kamera vidio

95.2      Riparimi i artikujve personal dhe familjar

Ky grup përfshin riparimin dhe shërbimin e artikujve personale dhe familjare.

95.21     Riparimi i paisjeve elektronike të konsumit

Kjo klasë përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike të konsumit:

  • riparimin e elektronikave përdoruese:
    • televizion, radio marrëse
    • manjetofon (VCR)
    • CD players
    • kamera vidio të tipit familjar
95.22     Riparimi i pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve për shtëpi dhe të kopshtarisë

Kjo klasë përfshin riparimin dhe shërbimine pajisjeve familjare dhe pajisjet për shtëpi dhe të kopshtarisë:

  • riparimin dhe shërbimin e pajisjeve elektroshtëpiake
    • frigorifer, soba, makinat larëse, tharëset e veshjeve, kondicioner dhome, etj.
  • riparimi dhe shërbimet e pajisjeve për shtëpi dhe të kopshtarisë
    • makinë kositëse bari, mprehëse, ventilator bore dhe ventilator me fletë, kondensator rregullues, etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • riparimin e pajisjeve portative me motor të inkorporuar, shih 33.12
    • riparimin e sistemeve qëndrore të kondicionimit, shih 43.22
95.23     Riparimi i këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Kjo klasë përfshin riparimin dhe mirëmbajtjen e këpucëve dhe artikujve prej lëkure:

  • riparimin e çizmeve, këpucëve, bagazheve dhe të tjera
    • pajisjet plotësuese si taka etj
95.24     Riparimi i mobiljeve dhe orendive shtëpiake

Kjo klasë përfshin:

  • riveshjen, rifinituren, riparimin dhe restaurimin e mobiljeve dhe orendive, përfshirë edhe pajisjet e zyrës
95.25     Riparimi i orëve, orëve të murit dhe bizhuterive

Kjo klasë përfshin:

  • riparimin e orëve, orëve të murit dhe pjesë të tyre si dhe kuti ore prej çdo materiali; lëvizëse, kronometër, etj.
    • riparimin dhe modifikimin e bizhuterive
95.29    Riparimi i artikujve personal dhe familjar p.k.t

Kjo klasë përfshin riparimin e artikujve personale dhe familjar:

  • riparimin e biçikletave
  • riparimin dhe modifikimin e veshjeve
  • riparimin e artikujve sportivë (përveç armëve sportive)
  • riparimin e librave
  • riparimin e instrumentave muzikorë
  • riparimin e artikujve hobi
  • riparimin e artikujve të tjerë personalë dhe familjarë
  • akordimin e pianove

Kjo klasë nuk përfshin:

  • gdhendjen industriale të metaleve, shih 25.61
  • riparimin e armëve sportive dhe të argëtimit, 33.12
  • riparimin e pajisjeve portative me motor të inkorporuar, shih 33.12

96           Aktivitetete të tjera shërbimi

Kjo ndarje përfshin të gjitha aktivitetet e shërbimeve të paklasifikuara. Këtu përfshihen shërbime si larja dhe pastrimi i tekstileve dhe artikujve prej gëzofi, trajtimet e flokeve dhe te tjera bukurie, funeralet dhe aktivitete te lidhura me funeralet, etj.

96.0      Aktivitete të tjera shërbimi

96.01     Larja dhe pastrimi i tekstileve dhe produkteve prej gëzofi

Kjo klasë përfshin:

  • larjen dhe pastrimin kimik, hekurosjen e të gjitha llojeve të veshjeve (përfshi gëzofët)

dhe tekstileve, nga paisjet mekanike, me dorë ose me vetshërbim me makina me veprim me monedha, pamvarësisht për publikun në përgjithësi ose për klientë industriale dhe tregtarë

  • grumbullimin e rrobave dhe shpërndarja e tyre
    • larjen e tapeteve dhe qilimave dhe pëlhurave dhe perdeve, në apo jo godinën e klientit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dhënien me qera të veshjeve të tjera veç uniformave të punës, mbrëmjes në qoftë se pastrimi i këtyre është një pjesë integrale e aktivitetit, shih 77.29
    • riparimin dhe modifikimin e veshjeve etj., si një aktivitet i pavarur, shih 95.29
96.02     Flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë

Kjo klasë përfshin:

  • larjen e flokëve, prerja, dredhja, ngjyrosja, ondet, permanenti i flokëve dhe aktivitete të ngjashme për meshkuj dhe femra
    • rruajtjen e mjekrës dhe mustaqeve
    • masazhet e fytyrës, manikyr dhe pedikyr, makiazhi etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e parukeve, shih 32.99
96.03     Shërbime funerale dhe aktivitete të lidhura me to

Kjo klasë përfshin:

  • varrosjen dhe djegjen e trupave të qënieve njerëzore ose kafshëve dhe aktivitetet e lidhura me to:
    • përgatitja e trupave për varrim dhe djegje, balcamosja dhe shërbimet nga ndërmarrjet funerale
    • shërbimet e varrosjes dhe djegjes
    • dhënia me qera e lokaleve që merren me rregullimet e funeraleve
  • dhënien me qera ose shitja e varreve
    • mirëmbajtjen e varreve dhe mazoleumeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shërbimet fetare në funerale, shih 94.91
96.04     Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitete te banjos turke, sauna dhe banjo avulli, solar, sallone dobësimi, sallone masazhi etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e shëndetit, klubet për fitnes dhe mbajtjen e trupit dhe body-building, shih 93.13
96.09    Aktivitete të tjera p.k.t

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e astrologëve dhe spiritualistëve
  • aktivitetet të lidhura me jetën shoqërore, si psh aktivitete të agjencive të takimeve dhe agjencive martesore
  • shërbimet e kujdesit të kafshëve, si shkollimi, kujdestaria, mbajtja dhe trajnimi i kafshëve
  • organizatat gjenealogjike
  • aktivitetet e tatuazheve dhe pirsing
  • aktivitetet e llustrimit të këpucëve, portierëve, parkimit të automjeteve etj.
  • makinat e shërbimit personal me futjen e monedhës në makinën automatike (si për foto, peshimi, makina për matjen e presionit të gjakut, mbyllësa të veprimeve me monedha, etj.)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet veterinare, shih 75.00
  • makinat larëse rrobash me monedha, shih 96.01
  • makinat automatike të lojrave të fatit, shih 92.00

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online