TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Fiskalizimi] Njoftim për implementimin me sukses të faturës korrigjuese.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të komunikimit të datës 11.03.2021 për implementimet dhe zhvillimet e reja, lidhur me disa përmirësime si dhe zgjidhjen e problematikave, të konstatuara në lidhje me faturën elektronike E-invoice, bën me dije se zhvillimi ishte i suksesshëm.

Të gjithë tatimpaguesit, persona fizik të cilët nuk janë të regjistruar me përgjegjësinë Tatimore me TVSH dhe nuk mundin të lëshonin fature elektronike nga platforma Self-Care dhe tatimpaguesit e tjerë që ishin hasur më parë me problematikën e korrigjimit të një fature, mund të vijojnë më tej me këtë proces.

Administrata Tatimore ju inkurajon të kryeni të gjitha veprimet dhe konfirmon edhe një herë mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm si për tatimpaguesit ashtu edhe për DPT.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

Leave a Reply