TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kujtesë për afatin e vlefshmёrisё sё certifikatёs elektronike

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Kujdes: Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4,000 Lekё dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё keni vepruar edhe herёn e parё. Klikoni online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 dhe zbatoni me radhё tё gjithё hapat e treguar aty.

Gjithashtu mund tё ndiqni edhe videon nё kanalin zyrtar nё Youtube tё DPT-sё nё linkun https://www.youtube.com/watch?v=3EFNggtVElA ku shpjegohen nё mёnyrё tё detajuar veprimet qё duhet tё kryeni. 

Administrata Tatimore mbetet në dispozicionin tuaj dhe për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.

Keni një Pyetje ?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR