TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nga 2024 qeveria planifikon eliminimin e tarifave të reduktuara dhe përjashtimet nga taksat

Qeveria parashikon që në dy vitet e ardhshme në kuadrin fiskal të eliminohen disa tarifa të reduktuara, përjashtime nga taksat direkte si dhe ato përjashtime që nuk kanë dhënë efektin e pritshëm. Në një dokument zyrtar mbi përputhshmërinë e legjislacionit shqiptar me direktavat e Bashkimit Europian pranohet se harmonizimi është një sfidë e vazhdueshme që kërkon gjithashtu edhe rritje të kapaciteteve operacionale dhe kompjuterizimit të administratës tatimore, çka ndikon në efikasitetin e saj.

Në këtë kontekst dokumenti sqaron se cilat do të jenë prioritetet dhe planet e Shqipërisë deri në vitin 2030 për përafrimin dhe plotësimin e kritereve të Bashkimit Europian në aspektin e tatimeve dhe duket se një prej tyre ka të bëjë me përjashtimet nga taksat.

“Bazuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar dhe iniciuar rishikimin e normave të reduktuara dhe përjashtimeve në ligjet tatimore, të cilat rrisin volumin e “shpenzimeve tatimore”, në këtë kuadër:

Gjatë vitit 2024 e në vazhdim do të miratohen ndryshime për eliminimin e tarifave të reduktuara dhe përjashtimet në tatimet direkte.

Gjatë vitit 2025 e në vijim, do të rishikohen përjashtimet aktuale në fushën e tatimit mbi vlerën e shtuar, me qëllim eliminimin e përjashtimeve që kanë përmbushur misionin e tyre, ose që kanë rezultuar të pasuksesshme gjatë zbatimit dhe nuk kanë dhënë efektin e pritur” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Përjashtimet nga taksat direkte apo nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar është kritikuar herë pas here nga institucionet ndërkombëtare duke e konsideruar këtë si një problem që e bën më të vështirë arkëtimin e të ardhurave dhe e bën më të lehtë mundësinë për evazion.

Ndër vite paketat fiskale të qeverive kanë parashikuar përjashtime kryesisht tek TVSH-ja por edhe në tatime direkte. Të tilla ishin më herët përjashtimet nga TVSH-ja për investitorët në energji, më pas një përjashtim me paktë të plotë ishte për investitorët me status të veçantë në turizëm dhe që sillnin një markë hoteliere ndërkombëtare diçka që ende vazhdon.

Kjo e fundit është një ndër politikat më të kritikuara për shkak se është etiketuar në jo pak raste si një formë që është shfrytëzuar nga ndërtues për të shmangur pagesën e taksave në ndërtime që nuk janë të destinuar për turizëm. Perjashtimet nderkohe jane te shumte nder vite dhe prekin nje sere sektoresh.

Burimi: Revista Monitor.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online