Me VKM nr. 474, datë 15.6.2020, është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura, nga autoritete të shteteve të huaja, për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:
- mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të cilin duhet ta dorëzojë, të përkthyer dhe noterizuar,
- të dhënat individuale të llogarisë bankare (emër banke dhe IBAN);
- fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
- individët duhet të dorëzojnë dhe numër kontakti personal.
- Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474, datë 15.06.2020.
Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi, mund të kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00), si dhe mund të dërgoni e-mail në adresën [email protected].