TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni L – Aktivitete të pasurive të paluajtëshme (Real Estate)


SEKSIONI L – AKTIVITETE TË PASURIVE TË PALUAJTËSHME (REAL ESTATE)

Ky seksion përfshin ushtrimin e aktivitetit si qiradhënës, agjentë dhe /ose komisionerë në një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme: Shitja, qiradhënia e pasurive të paluajtshme, kryerja e shërbimeve të tjera të pasurive të paluajtshme ose të vepruarit si agjentë dorëzënës të pasurive të paluajtshme.

Aktivitetet e këtij seksioni mund të kryhen në pronë të vet ose të marrë hua dhe mund të bëhet me pagesë ose kontratë. Gjithashtu përfshihen ndërtimi i strukturave të kombinuara me mirëmbajtjen e pronësisë ose qiradhënien e këtyre strukturave.

Ky seksion përfshin menaxherët e mirëfilltë të pasurive të paluajtshme.

68           Aktivitete të pasurive të paluajtshme

68.1    Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme

68.10    Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet

Kjo klasë përfshin:

  • blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet ose dhënien e tyre me qira:
    • ndërtesa rezidenciale dhe shtëpi banimi
    • ndërtesa jo rezidenciale, përfshirë salla ekspozitash, qendra tregtare dhe dyqane, etj
    • tokë dhe troje

Kjo klasë gjithashtu përfshin

  • ndarjen e pasurive të paluajtshme në pjesë, pa përmirësimin e gjëndjes

Kjo klasë nuk përfshin:

  • zhvillimin e projektit të objektit për shitje, shih 41.10
  • ndarjen e pasurive të paluajtshme në pjesë, me përmirësimin e gjendjes, shih 42.99

68.2      Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira

68.20    Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira

Kjo klasë përfshin:

  • qiradhënien dhe funksionimin e pasurive të paluajtshme të veta ose të huajtura:
    • ndërtesa rezidenciale dhe shtëpi banimi
    • ndërtesa jo rezidenciale, përfshirë salla ekspozitash, qendra tregtare dhe dyqane, etj
    • tokë dhe troje
  • sigurimin e shtëpive dhe apartamenteve të mobiluar ose jo për përdorim të gjatë, zakonisht me bazë mujore ose vjetore

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • funksionimin e vendbanimeve rezidenciale të lëvizshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • funksionimin e hoteleve, shtëpive lëvizëse, kampingjeve, kampeve me furgona dhe të tjera vend banimi me qëndrim të shkurtër jo-rezidencial, shih ndarjen 55
  • funksionimin e suite hoteleve dhe akomodime të ngjashme, shih 55.10

68.3      Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë

68.31     Agjencitë e pasurive të paluajtshme

Kjo klasë përfshin aktivitete të pasurive të paluajtshme nga agjencitë e pasurive të paluajtshme:

  • agjentët dhe komosionerët e pasurive të paluajtshme
  • agjentët dhe dorëzanës të pasurive të paluajtshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet ligjore, shih 69.10
68.32     Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë

Kjo klasë përfshin aktivitetin pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë përfshirë shërbimet e lidhura me pasuritë e paluajtshme:

  • ndërmjetësim në blerje, shitje dhe dhënie me qira të pasurive të paluajtshme me pagesë ose më kontratë
  • menaxhimin e pasurive të paluajtshme me pagesë ose më kontratë
  • shërbimet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet ligjore, shih 69.10
  • shërbimet mbështetësë, shih 81.10
  • menaxhimin e hapësirave të tilla: baza ushtarake, burgje, e të tjera (përveç shërbimeve informatike), shih 81.10

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.


GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online