Pikat kryesore
- Në janar 2024, Tatimet u kërkuan tatimpaguesve me qarkullim deri 14,000,000 lekë të saktësonin kodin ekonomik, për shkak të ndryshimit që i tatonte profesionet e lira me 15%.
- Ai ndryshim u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese gjashtë muaj më vonë dhe sot nuk zbatohet më.
- Mbajtja e kodit ekonomik të saktë te QKB mbetet gjithsesi praktikë e mirë, pavarësisht nga ky rast specifik.
Përditësuar më 18 tetor 2026. Publikuar më 10 janar 2024. Njoftimi origjinal lidhej me ndryshimin e profesioneve të lira, i shfuqizuar që nga qershori 2024.
Më 10 janar 2024, Administrata Tatimore u kërkoi tatimpaguesve me qarkullim deri në 14,000,000 lekë të kontrollonin nëse aktiviteti i tyre ekonomik përfshihej në listën e profesioneve të lira dhe, nëse po, të saktësonin kodin ekonomik te QKB, pasi ai ndryshim do t’i tatonte me 15% nga 1 janari 2024.
Lexo edhe: Tatimi i profesioneve të lira nga 2024, histori e ndryshimit të shfuqizuar dhe Tatimi zero deri në 2029, kush përfiton dhe si funksionon.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
