TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet e-filing.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes për periudhat deri Dhjetor 2021, do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.

Plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.

Në kushtet që, me anën e Aktit Normativ nr. 27, datë 01.07.2021, zbatimi i sanksioneve të lidhura me këtë proces do të zbatohet pas datës 01 janar 2022, kjo periudhë do të vlerësohet si periudhë tranzitore për përshtatjen dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Administrata Tatimore do të marrë të gjitha masat për suportin dhe mbështetjen e tatimpaguesve, por nuk do të tolerojë veprimet e qëllimshme në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ketë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese, për të gjitha subjektet gjatë gjithë vitit 2021 përsa i përket Fiskalizimit. Në këtë kuadër është përgatitur edhe një plan masash, i bazuar në informacionin mbi statusin e Fiskalizimit të çdo subjekti, me qëllim kuptimin e problematikës dhe dhënien e suportit nga ana e Administratës Tatimore.  

Për më shumë informacion, mund t’i referoni faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi , mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al , të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar, Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online